mercoledì 26 dicembre 2012

Pergatitja e sallates ruse

Salllata ruse eshte bere nje pjate thuajse tradicionale edhe per ne shqiptaret, pasi e gjejme shpesh ne tryeze si neper dasma,ashtu edhe ne festat e ndryshme ne familje.
Ne Rusi njihet me emrin sallata Olivier

Une sot po ju jap receten time.

Perberesit:


  • 4 patate mesatare
  • 250 gr fasule pllaqi
  • 100gr bizele
  • 2karota
  • veze ( sipas deshires)
  • 3 kastravece te vegjel turshi
  • 2 speca turshi
  • 1 vazo majoneze 500 ml

Pergatitja:
Lajme patatet dhe i veme te zjejne ne zjarr pa i qeruar,duke kripur ujin sa duhet.
Ne  ene me vete veme te zjejne vezet,bizelet dhe fasulet pllaqi (per lehtesi mund te perdorni ato te konservuarat qe jane te zjera)
Karoten nuk e ziej,por e grij holle (zhyljen)

Qerojme patatet dhe i presim ne kubike te vegjel.
Presim: ne copa te vogla specat turshi,(mund te perdorni ne mungese dhe piperkat e pjekura te sperkatura me uthull) ne rrathe te vegjel kastravecet turshi.

Ne nje tas te madh perziejme te gjithe perberesit,perveç vezeve te zjera.
Kontrollojme sasine e kripes dhe te aciditetit,me qellim qe te jene ne perputhje me shijen tone dhe perziejme me majonezin.

Vezet une i pres ne forme ylli dhe i vendos per bukuri ne siperfaqe te pjates.
Mundet gjithashtu te heqim te verdhen e vezes dhe ta perziejme me nje sasi sallate,me pas te mbushim te bardhen me kete perzierje,duke zbukuruar me pak majdanoz siper,ndersa pjesen tjeter sipas deshires e sperkasim me pak piper te zi.






Nessun commento:

Posta un commento