2 gota uje ( e matur me te njejten gote qe matet orizin )

250 ose 300 gr rrush te thate

400 gr sheqer

kanelle dhe karafil per arome .

pak gjalp per skuqjqen e orizit ( 3 ose 4 luge gjelle )


PERGATITJA!

Ne nje tenxhere shkrijme gjalpin , dhe me pas shtojme orizin ( e shpelare nga papastertite me pare ) dhe fillojme ti trazojme se bashku duke skuqur pak. orizi gjate skuqjes duhet te marre ngjyre paksa te kuq . Pasi orizi eshte skuqur shtojme ujin dhe e trazojme gjate hedhjes se ujit . pastaj e leme orizin te zjeje. pasi shteron uji dhe orizi eshte zjere mire e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet vetem per 5 min afersisht (sepse kur eshte shume i nxehte orizi shkrin sheqerin menjehere ) . ne nje ene tjetr fillojme te shtrojme nje shtrese me oriz dhe mbi siperfaqen e tij shtojme sheqerin te hapur njetrajtesisht , kanelle , rrushe te thate , dhe pak karafil sa per arome. pastaj fillojme me shtresen tjetr te njejten proçedure si me pare , deri te shtresa e fundit . edhe ne siperfaqen e shtreses se fundit i hidhet sheqer , kanelle , rrushe i thate dhe pak karafil ( por pak karafil sepse ka shume arome dhe mund ta beje shume aromatike kabunine sa i prish shijen dhe aromen e kanelles ). pasi eshte pak i ngrohte orizi e mbulojme me nje ene tjetr per te bere te shkrije sheqeri . ( nuk duhet te mbulohet kur eshte shume i nxehte orizi sepse pastaj njomet shume dhe orizi nuk e ruan formen e tije , behet si llaç ). ne fund te enes do te krijohet nje leng kaf si sherbet afersisht i cili eshte sheqeri i shkrire . atere kabunia eshte gati dhe mund te serviret.


Verejtje : kabunia ne asnje menyre nuk duhet bere me leng mishi ( sidomos dashi ) sepse vjen era mish dhe shija e kabunise nuk do te jete forte e mire !

JU BEFTE MIRE !