mercoledì 9 gennaio 2013

Krem çokollate

Kjo eshte nje recete e dashur per te gjithe, sidomos per me te vegjlit.Kremin e çokollates mund ta pergatitim ashtu si do te shohim me panna (lloji qe duhet rrahur me tel dhe behet shkume)

PER 4-6 VETA DUHEN:


  • 100gr çokollate fondente 80% kakao
  • 20gr kakao,jo i sheqerosur
  • 300ml qumesht i paskremuar
  • 200ml pana 
  • 3 veze te plota  + 1 e bardhe
  • 125gr sheqer i kuq

Pergatitja:

  1. Parangrohim furren ne 130°. grijme trashe çokollaten fondente
  2. Shtiem ne nje tenxhere qumeshtin dhe panen dhe i veme mbi zjarr te ngrohen
  3. shtojme pak e nga pak kakaon duke trazuar me kujdes qe te tretet mire
  4. Nderkohe me mikser rrahim vezet te gjitha derisa te perfitojme nje mase shkume te bardhe
  5. Bashkojme me kete mase qumeshtin me kakao duke vazhduar ta punojme me mixer.Shtojme dhe copat e çokollates.
  6. E shperndajme masen e krijuar ne stampat e vogla prej silikoni ose ne nje stampe te madhe  dhe e futim ne furre ne banjomaria perreth 30'
  7. servirim me pak shkume pane siper

Nessun commento:

Posta un commento