mercoledì 9 gennaio 2013

Oriz me birre dhe speck

Pilafi me birre dhe speck eshte nje pjate e pare shume e shijshme i pergatitur me birre te eret dhe speck.Nje vend te rendesishem ne shijen deçizive ze gjiza ose maskarpone qe do te sherbeje per lidhjen e tij.

Pilafi me birre eshte nje recete te cilen mund ta pergatitin te rinjte edhe pa eksperience pasi realizohet thjeshte,por s'do te ishte ide e keqe dhe si nje pjate per shen valentinin per partnerin tuaj...

PERBERESIT:


  • birre e zeze 330ml
  • rreth 1l leng me koncentra perimesh (psh Knor)
  • gjalpe 30gr
  • 1qepe e vogel
  • piper sa duhet
  • 2 luge majdanoz
  • gjize e bute ose maskarpone 100gr
  • oriz 320gr
  • speck 150gr
  • kripe sa duhet

PERGATITJA:

  1. Ne nje tigan te thelle veme te shkrije gjalpin dhe me pas shtojme qepen e grire holle duke e trazuar vazhdimisht me luge druri me qellim qe te zverdhet por mos skuqet.
  2. Pasi qepa te jete zverdhur shtojme speck-un dhe e skuqim mire sa te behet krokant.heqim disa kube krokante speku menjane per zbukurimin e pjates ne fund.
  3. hedhim edhe orizin ne tigan dhe i japim faqe,me pas e shuajme me pak birre dhe presim te avulloje.Do te vazhdojme ne kete menyre(pak e nga pak) deri ne avullimin e plote te birres.
  4. Ne te njejten menyre vazhdojme me lengun e koncentruar te perimeve,duke hedhur sa te mbuloje orizin...vazhdojme proceduren derisa pilafi te jete gati
  5. ne fund bashkojme edhe gjizen , pa fikur zjarrin.,rregullojme me majdanoz piper te zi.
  6. servirim me kubet e spekut siper dhe me majdanozin e grire holle
Shenim: ne vend te spekut mund te perdorni sallamin e skuqur.





Nessun commento:

Posta un commento