martedì 1 gennaio 2013

Recete gatimi çomlek me qepe


PERBERESIT:


  • 500gr mish viçi ose lope
  • 1kg qepe
  • 6 luge vaj ulliri
  • nje thelb hudher
  • 1 luge salce domateje
  • nje filxhan kafeje uthull ose vere e kuqe
  • piper i zi,gjethe dafine,kripe

PERGATITJA:


Pasi kemi larë mishin e vendosim në tenxhere, hedhim vajin dhe një qepë të grirë hollë. e kaurdisim derisa qepa të fillojë të zverdhet pak, shtojmë salcën dhe pasi i perziejme së bashku shtojmë dhe qepet. I lëmë me kapak derisa volumi i tyre të fillojë të ulet pak. I shuajmë me verën e kuqe (ose uthullën), vendosim 2 gjethe dafine, 5-6 kokrra piper të zi dhe hedhim në të hudhrat e qëruara. Hedhim një gotë ujë dhe i lëmë të ziejnë për 30 minuta, me kapak të mbyllur.Sipas dëshirës mund të hedhim dhe kumbulla të thata. Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë. 


2 commenti:

  1. Duhet te sqaroni si pritet mishi dhe kohen e zierjes,

    RispondiElimina
  2. mishi I jepet pak skuqje ,kjo gje behet e para ,ne qofte se mishi eshte me I bue idhet bashke me qepen ,,

    RispondiElimina