mercoledì 2 gennaio 2013

RECETE GATIMI SUPE DIMERORE ME BUKE TE THEKUR

Meqenese jemi ne periudhen pas festave dhe kemi nevoje te fillojme dieten ;) , sot vendosa te shkruaj nje recete gatimi per supe meqenese keto te fundit jane te lehta dhe te asimilueshme per trupin.


PERBERESIT:

  • 4LUGE MIELL
  • 40GR GJALPE
  • 4 te verdha vezesh
  • 80 ml panna
  • 80gr djathe i grire grana (edhe kaçkavall ne pamundesi...)
  • 200gr buke e thekur mire 
  • 2 litra leg perimesh (i koncentruar)
  • kripe,piper sa duhet



PERGATITJA:


  • Ne nje tenxhere vendosim te shkrije gjalpin dhe me pas shtojme miellin duke e trazuar vazhdimisht per 3-4 min derisa ai te skuqet mire
  • Shtojme lengun e perimeve duke trazuar vazhdimisht me qellim qe mielli te mos behet kokrriza, derisa te bjeri ne vale.
  • ulim flaken dhe e leme te zjeje perreth 10' .
  • Nderkohe ne nje supiere rrahim vezet me panen dhe djathin e grire.Fikim zjarrin ku kemi supen, e leme te shuhet vala dhe me ndihmen e rraheses te vezeve fillojme e perziejme perberjen e mesiperme me supen qe kishim ne zjarr.
  • Ndezim perseri flaken e ulet dhe duke trazuar vazhdimisht leme te bjeri ne vale. 
  • Hedhim menjehere supen ne supiere.Eshte gati per tu servirur se bashku me buken e thekur.
  • Ju befte mire!!!
Keshilla per pijet:

Me supat mund te servirim çdo lloj vere te bardhe te thate, ose vere "rosato" (jo shume e kuqe) e re me shije jo shume te forte. Nese supa eshte shuar me vere,mund te perdorim ne tavoline te njejtin lloj vere


Nessun commento:

Posta un commento