mercoledì 30 gennaio 2013

SI PERGATITET BESHAMELA

Ne vijim do te shohim se si realizohen disa salca baze ne guzhine.
Sot po ju sjell pergatitjen e beshameles. Ajo gjen perdorim  si ne lazanjat ashtu edhe ne tava te ndryshme perimesh, pasi i mban e ruan keto te fundit te buta.

Permasa per 1liter beshamele

  • 50 gr miell 00
  • 50gr gjalpe
  • 1liter qumesht i fresket
  • arre moskat
  • kripe sa duhet

Pergatitja -10'
gatimi-15'
veshtiresi mesatare


PERGATITJA:

Veme qumeshtin te zieje dhe shtojme kripen e aromantizuar me arre moskat.
Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe perziejme ne te miellin duke trazuar vazhdimisht  me shpejtesi me qellim qe te mos formohen kokrriza dhe vazhdojme perreth 1' ne zjarr te ngadalte.

Menjehere pas kesaj e hedhim perzjerjen ne qumesht duke trazuar me shpejtesi me rrahesen e vezeve. leme te zieje ngadale per 10-15' duke perzier here pas here me luge druri.
Nese e shikoni te nevojshme mundet edhe ta filtroni ne fund.
Nese ju duhet ta konservoni e leme ne banjomaria dhe per te evituar cipen qe ze siper e mbulojme me pak gjalpe.


2 commenti:

  1. Po ta besh me qumesht te ftohte a ka ndonje problem?

    RispondiElimina
  2. Mund ta besh me qumesht te ftohte,por me pas duhet ta vesh ne zjarr per mpiksjen

    RispondiElimina