sabato 26 gennaio 2013

Torte e kripur me oriz dhe brokoli

Pershendetje miq te blogut dhe te faqes tone FACEBOOK Kjo eshte receta qe sot perzgjodha per fundjaven. Torte me oriz dhe brokoli.Eshte nje pjate e pare e veçante, pasi shpesh orizin jemi mesuar ta shohim thjesht supe ose pilaf. Per ju qe ju pelqen variacioni ne guzhine ja receta:

 Perberesit:


  • 500gr oriz
  • 1koke presh
  • 500gr brokoli
  • pak rigon
  • gjalpe, sa duhet
  • rrush i thate 100gr
  • 1 zarf shafran
  • kripe sa duhet
  • pane e fresket 100gr
  • vere e bardhe 100gr
  • djathe grana ose dhe kaçkavall sa duhet
  • piper i zi sa duhet

PERGATITJA:

  • Pastrojme dhe ndajme ne copa brokolit dhe i veme te zjejne ne nje tenxhere me uje me kripe.Duhet ti heqim nga zjarri pa i lene te zbuten shume thjesht sa te marin nje vale.Lengun e zjerrjes do ta ruajme per me vone.

  • Ne nje tenxhere skuqim preshin ne pak gjalpe.Bashkojme orizin dhe e leme te theket, duke e profumuar me pas me rigon.Ne momentin e duhur e shuajme me 1l uje nga lengu i brokoleve.leme te bjere ne vale duke trazuar vazhdimisht.

  • Kur orizi te kete zjere bashkojme brokolin, rrushin dhe shafranin dhe fikeni.Perziejme masen me djathin e grire dhe nje luge gjalpe.Lyejme taven e furres me gjalpe dhe shtrojme orizin duke e sheshuar mire.
  • Mbulojme siper me panna dhe djathe te grire.Leme ne furre ne temp 180° perreth 25min. ne 5' e funditt aktivizoni grillen.
  • Nxirreni nga furra,lereni te pushoje pak dhe servirni.

Pjata eshte gati.Ju befte mire!!!



Nessun commento:

Posta un commento