martedì 26 febbraio 2013

Molle te mbushura me çokollate

Kjo eshte nje embelsire e shijshme dhe vitaminose. e bukur dhe e kendshme per syrin.
Si pergatiten mollet e mbushura me çokollate?

Perberesit:


  • Krem çokollate (receta)
  • 4 molle te medha
  • 1 pako me brume sfoliat
  • lajthi te grira
  • 1 e verdhe veze
  • pak vanilje dhe kanelle
  • 1/2 limon

Pergatitja

Si duket edhe nga figura lajme dhe qerojme mollet, me pas me ndihmen e mjetit perkates heqim dhe pastrojme  "zemren"  e frutit, duke u munduar qe fundin ta leme te pacenuar me qellim qe kremi i mbushjes te mos dale.
Me nje gjysem limoni te lengshem lyejme rretth e rrotull mollen me qellim qe ajo te mos oksidohet. ashtu si eshte e kalojme nga jashte e lyejme siperfaqen e saj me lajthi te grira. Mbushim me pas me kremin e çokollates (ose dhe me çokokrem ne pamundesi te se pares) te perzier me vanilje dhe me kanelle.
Presim ne shirita brumin sfoliat dhe veshim me te frutin dhe e zbukurojme si ne figure. Me ndihmen e nje peneli lyejme brumin me te verdhen e vezes te perzier me 1 luge uje.
Paranxehim furren ne 180° Veme mollet te distancuara nga njera tjetra,ne nje tave te veshur me leter furre, i mbulojme me leter alumini dhe i leme te piqen per 20' , me pas levizim letre dhe leme qe brumi te marre faqe te kuqeremte. Nxjerrim nga furra dhe pjata eshte gati.
Ju befte mire!



Nessun commento:

Posta un commento