domenica 24 febbraio 2013

Pandispanja

Pandispanja eshte nje recete baze ne guzhine e thjeshte dhe e shpejte per te realizuar. Pandispanja do te gjeje perdorim  ne mbushjen e  tortave  te ndryshme gjithashtu edhe per supen angleze.
Megjithese eshte e thjeshte per tu realizuar, pandispanja kerkon disa vezhgime te vogla per te arritur rezultatin e deshiruar.
Ekzistojne dy menyra per pergatitjen e pandispanjes: e para arrihet duke rrahur bashke te bardhat me te verdhat e sheqerin, por kerkon perdorimin e robotit
Menyra e dyte eshte ajo qe do te shikoni me poshte dhe realizohet duke ndare te bardhat nga te verdhat e vezes.

PERBERESIT:
Per nje tave apo tortiere me diameter 24 cm duhen:

  • 75gr miell
  • 75gr niseshte
  • 150gr sheqer
  • 5veze
  • pakez kripe
  • 1 zarf vanilje (sipas deshires)

PERGATITJA:

Ne  dy tasa te medhenj ndajme te bardhat nga te verdhat. Rrahim te bardhat energjikisht me mikser per 5'
dhe me pas shtojme gjysmen e sheqerit, vazhdojme ti rrahim edhe per ndonje minute.
Me pas rrahim te verdhat derisa te krijojne nje mase te bardhedhe te dyfishojne vellimin bashkojme pjesen e mbetur te sheqerit dhe rrahim ende per 1'

Kujdes! Nese vendosni te rrihni me perpara te verdhat, lani mire rraheset e mikserit, pasi ne te kundert nuk do te arrijme dot ta realizojme efektin shkume te te bardhave.
Bashkojme me kujdes te bardhat me te verdhat duke i perzier ngadale nga poshte lart derisa te krijohet nje mase homogjene.
Fillojme te bashkojme me vezet miellin dhe niseshten te situra se bashku(edhe me vaniljen nese deshironi ta shtoni), me ndihmen e nje site te vogel, me qellim mos formohen kokrriza.
Lyejme nje tave te diametrit 24cm me gjalpe dhe bashkojme masen homogjene te brumit te pandispanjes.
E veme te piqet ne furren e paranxehur ne temperaturen 180°  perreth 35-40' duke mos e hapur asnjehere furren ne 30' e para te pjekjes.

Pandispanja eshte gati. Mund te realizoni me te torta shume te shijshme. Ju befte mire!







Nessun commento:

Posta un commento