lunedì 25 febbraio 2013

Receta per krem çokollate

Kremi çokollate do te gjeje perdorim ne mbushjen e tortave me baze pandispanje.
Ka menyra te ndryshme per pergatitjen e kremit çokollate, une po ju sjell ate me te thjeshtin dhe me ekonomikun.
Receta e meposhtme pergatitet me kakao,por mund ta zevendesoni ate me se miri me çokollate fondente.

Si pergatitet kremi çokollate per torta?

PERBERESIT:
(per 4 persona)

  • 500ml qumesht
  • 50mg kakao 
  • 120gr sheqer
  • 50gr niseshte
PERGATITJA:

Sitim se bashku niseshtene me kakaon, bashkojme e dhe sheqerin, te gjitha ne nje tenxhere.
Veme tenxheren ne zjarr dhe fillojme te shtojme qumeshtin pak e nga pak me qellim qe te mos formoje kokrriza. Flaken do ta mbajme te ulet, qe qumeshti te mos ciknoset.
Trazojme vazhdimisht derisa te mare vale dhe masa te trashet.
Kremi eshte gati. Nese do ta perdorim thjesht si krem te ftohte e ndajme neper tasat e xupave apo ne enen e preferuar dhe e servirim me çokollate te bardhe te grire ose dhe arra e lajthi te shtypura. 
nese do ta perdorim per torta e leme te ftohet ne banjo maria, duke e mbuluar me plasmas guzhine me qellim qe te mos ajkoset.
Kremi eshte gati, ju befte mire!


1 commento: