giovedì 21 febbraio 2013

Samsa

Samsat jane nje gatim karakteristik i shqiperise se mesme, por gatuhen gjithashtu edhe ne shqiperine e jugut.
Samsa eshte embelsire e ngjashme me bakllavane.

PERBERESIT:


  • miell 2 gota
  • veze 2kokrra
  • gjalpe 1 luge gjelle
  • uje 1gote
  • niseshte 2luge gjelle
  • gjalpe 2-3 luge gjelle
  • Per shurupin: dy gota sheqer + 1 gote e 1/2 uje

PERGATITJA:

Zeme brumin si per byrek dhe e leme te pushoje pak. E ndajme ne kuleçe te vegjel dhe fillojme te hapim petet.

Ne nje ene me fund sferikrrihen vezet me gjalpe,niseshte dhe pak uje.Vihet ne zjarr te marrin vale sa te behet nje mase e trashe dhe lihen te ftohen.Petet vendosen 2 e nga 2 duke i sperkatur me lyre dhe priten ne rripa 4 gisht te gjere.Ne fillim te çdo rripi vihet pak nga masa e pergatitur, mblidhen ne forme trekendeshi, vendosen ne tave, duke i sperkatur me gjalpe dhe piqen ne furre. Pasi ftohen u hidhet shurup si i bakllavase.

Shenim: Mbushja e samsave mund te behet edhe me biskota te thata dhe arra te qeruara dhe te grimcuara, te perziera dhe me 2 duar mielli te pjekur.

Ju befte mire!


1 commento: