martedì 12 marzo 2013

Biskota me gjalpe

Biskotat me gjalpe jane nje recete embelsire e thjeshte dhe e shpejte. si e shikoni ne figure biskotat me gjalpe do te pergatiten duke perdorur kakao per ti bere dyngjyreshe.

PERBERESIT:

  • 100gr gjalpe
  • 100gr sheqer
  • 1 veze
  • 200gr miell
  • 1/2 luge per maja embelsirash
  • 1luge esence vaniljeje
  • sheqer pluhur
  • vanilje
  • kakao perafersisht 1 luge
PERGATITJA:

1- Ne nje tas do te punojme mire me pirun gjalpin me sheqerin derisa te formohet nje mase uniforme. kokrrizat do te ndihen gjithsesi pak.

2- Shtojme vezen me esencen e vaniljes dhe vazhdojme te punojme perberesit. Shtojme miellin dhe majane dhe punojme brumin.

3- Ndajme brumin e biskotave ne 2 pjese te barabarta. Njeren e perziejme me kakao, tjetren e leme si eshte.leme pak brumin te pushoje rreth 15'...

4- veprojme si ne figure. Ndajme te 2 copat e brumit akoma ne 2 pjese te barabarta. 
Me secilen nga pjeset me dhe pa kakao presim shiritat dhe i vendosim rrjesht duke i ngjitur pak me gishta njera pas tjetres.
Pjesen tjeter te bardhe e hapim si cilinder sa gjeresia e shiritave si ne figure ndersa brumin e mbetur me kakao e hapim si pete poshte . Veprojme si ne figure. 
Biskotat do te piqen ne furre te parangrohur, ne temp 180°.
Receta eshte gati. Ju befte mire!






Nessun commento:

Posta un commento