mercoledì 20 marzo 2013

Buka me qiqra

Buka me qiqra eshte karakteristike e zones se Korçes, por e gjen edhe ne qytete te tjera si Elbasan, madje e dhe ne kosove.
Per pergatitjen e bukes me qiqra mund te perdorim dy menyra te ndryshme. E para dhe me klasikja e perdorur eshte duke perdorur nje grusht me qiqra te shtypura. Kjo proçedure eshte pak e gjate pasi nuk kerkon maja dhe duhet pak eksperience per ta realizuar.
Menyra tjeter per pergatitjen e brukes me qiqra eshte duke perzier miell qiqrash me miell te tipit 00.
Po ju vendos te dyja menyrat:

MENYRA KLASIKE (ME QIQRA, PA MAJA)

Përbërësit : 

  • Një grusht qiqrash (eblebija kosovarçe)  të ndara mëdysh

  • 3-4 filxhan kafeje me miell

  • Ujë i nxehtë 70-80 grade celsius

  • Një lugë gjelle sheqer

  • Kripë sipas deshirës



Proçedura

  • Hidhet mielli mbi qiqrra

  • Shtohet uji i nxehtë

  • Përzihen qiqrat, mielli dhe uji derisa të përfitojmë një brumë të hollë si qull (pak a shumë si brumi i piadinave)

  • Lihet brumi gjithë natën në një enë mbuluar me kapak dhe në një ambient me temperaturë deri në 30 grade

  • Në mëngjes, nëse brumi ka gufuar vazhdon proçedura e mëposhtëme (Nëse brumi nuk ka gufuar, futet ena e brumit në një enë tjetër me ujë të nxehtë ( banjo maria) dhe pritet deri sa brumi të gufojë)

  • Ndërkohë, në një enë tjetër merret një sasi mielli e cilat përzihet me brumin e mëpërparshëm ( të hollë si qulli) deri sa të trashet brumi si për brum bukë

  • Hidhet sheqeri dhe kripa dhe lihen ne një tjetër enë deri sa të fryhen deri në temperature 30 grade.

  • Kur brumi fryhet ndahet ne kuleçë , u jepet forma e dëshëruar dhe lihen përsëri të fryhen edhe njëherë tjetër për 20 ose 30 min përseri në temperaturë 30 gradë.

  • Pas prerjes bukët lyhen me të verdhë veze dhe futen në furrë me temperaturë deri 250° për 10 ose 15 min


Kjo ne foto eshte buka qe eksperimentova une duke ndjekur te njejten menyre. Nese s'keni besim per efektin mund edhe ti hidhni maja.

menyra e dyte


1 commento:

  1. Shume te faleminderit! Do ti provoj te dyja menyrat :)

    RispondiElimina