mercoledì 20 marzo 2013

Buke me miell qiqrash

Kjo eshte menyra e dyte dhe me e thjeshte per realizimin e bukes me qiqra dhe behet me miellin e qiqrave.

Kliko ketu per menyren klasike me qiqra te shtypura apo te ndara pergjysem.

PERBERESIT:

  • 200gr miell qiqrash
  • 200gr miell i tipit 0
  • 200gr miell semola
  • 250gr uje
  • 1luge kripe
  • 1luge e vogel vaj ulliri
  • 1 luge e vogel sheqer
  • 1 kub maja birre
PERGATITJA

Shkrijme majane dhe sheqerin ne ujin e ngrohte dhe me pas bashkojme dhe perberesit e tjere. Zeme brumin dhe e punojme mire. E leme te vije dhe te 2-fishoje vellimin. 

Brumi do te ndahet ne kuleçe sipas deshires ose i jepet forme gersheti a çfaredolloj.... dhe vihet ne tepsine e lyer me vaj ulliri..

Lihet ne nje vend me temperature te qendrueshme qe te shtoje perseri vellimin. 
Kur eshte gati e pjekim ne temperature 200° ne furren e parangrohur..

Ju befte mire

MENYRA TJETER






Nessun commento:

Posta un commento