giovedì 28 marzo 2013

Oriz me luleshtrydhe

Orizi me luleshtrydhe eshte nje pjate e pare e shijshme dhe e veçante, qe mund ta gatuajme ne festa apo pervjetore por edhe ne nje mbremje te thjeshte romantike


Perberesit per 4 persona:


  • 15 luleshtrydhe 
  • 1gote vere e bardhe
  • 1 qepe
  • vaj
  • 300gr oriz
  • kripe
  • 2 luge pluhur i koncentruar perimesh
  • uje i ngrohte sa mjafton
  • djathe i llojit parmigiano sipas deshires
  • gjalpe 
PERGATITJA:

Presim luleshtrydhet dhe i perziejme me veren ne nje ene.

Ndajme qepen ne feta dhe e trazojme derisa te zverdhet ne tigan

Shtojme orizin dhe e skuqim

Sfumojme orizin me veren e luleshtrydheve

Kripim sipas shijes

Fillojme te shtojme pak e nga pak lengun e ngrohte te ndertuar me ujin dhe pluhurin e koncentruar te perimeve.

Ne gjysmen e zjerrjes shtojme luleshtrydhet

Ne fund rregullojme me gjalpe dhe djathe

Kompletojme me copeza luleshtrydhesh. Sipas deshires mund ta lini orizin me te lengshem si ne fig. e pare ose pilaf si tek fig. e dyte

Pjata eshte gati, ju befte mire




















Nessun commento:

Posta un commento