venerdì 22 marzo 2013

Pica te mbushura me djathe dhe domate

Keto pica te mbushura me djathe dhe domate mund te jene nje zgjidhje e mire per femijet si ushqim per te marre me vete ne shkolle apo dhe per piknik.
Eshte e lehte per tu realizuar, mund ti shtoni sipas deshires edhe feta proshute ose sallami si dhe aromat qe deshironi.


Perberesit per brumin e pices:


  • 600gr miell
  • 1 kub maja
  • kripe sa duhet
  • 1 luge shqer
  • 2 luge vaj ulliri
  • uje i vakur sa duhet

Per mbushjen duhen:
  • mozarella e grire sa duhet
  • 5 domate  mesatare
  • sipas deshires feta proshute ose sallami
  • majdanoz igrire holle

Pergatitja:

Pergatitim brumin si per pizza, e ndajme ne dy pjese te barabarta, i veme ne nje ene te gjere duke i mbuluar me nje picete sterile dhe e leme te 2-fishoje  vellimin perreth 30'

Hapim petet ne diameter te barabarte te trasha sa per pice.
Ne njeren nga petet fillojme e shtrojme domatet duke lene distance te mjaftueshme ndermjet tyre (ndihmohuni nga nje gote) Mbi domate shtrojme djathin e grire holle,majdanozin dhe nese deshirojme, mbulojme me fete sallami apo proshute. Perfundojme  duke mbuluar me peten tjeter dhe ndajme me ndihmen e nje gote ne rrathe ashtu sikurse tregohet ne figure.
Shtypim me gisht anet per ti bashkuar me njera-tjetren

Vendosim ne tepsine e mbuluar me leter furre dhe pjekim ne furen e parangrohur ne 200°


Nessun commento:

Posta un commento