lunedì 25 marzo 2013

Qofte me pure patatesh

Qoftet me pure patatesh jane nje pjate e lehte dhe e shijshme, e vleresuar sidomos nga me te vegjelit e shtepise.
Si pergatiten qoftet me pure patatesh, qe ne kemi perzgjedhur ne varietetin e recetave per kete pjate:

PERBERESIT:


  • mish viçi dhe derri i grire 500gr
  • 2-3 kokrra qepe
  • 5 domate
  • vaj 6 luge
  • 5-6 patate
  • djathe per pice
  • qumesht sa duhet
  • kripe, piper i zi
  • gjalpe
  • hudhra,piper i zi,majdanos,rrigon dhe veze per qoftet.

PERGATITJA:

Pergatitim qoftet ne menyren tradicionale, qe gjithe amvisat e dine, i lyejme  me miell dhe i futim ne furre te piqen per 20'.

Ne nje tigan skuqim qepet, hedhim domatet e grira dhe rregullojme me kripe, piper dhe pak sheqer.
ziejme patatet per 20-30', i kullojme, i qerrojme dhe i shtypim me pirun. I hedhim gjalpin, qumeshtin dhe djathe per pica.

Nxjerrim qoftet nga furra,  shtojme salcen me qepe dhe domatet, pastaj purene.I mbulojme me djathin e mbetur dhe copa gjalpi dhe i futim ne furre duke i lene derisa te shkrihet djathi dhe te krijohet nje cipe e kuqe.

Pjata eshte gati. Ju befte mire!






1 commento:

  1. Faleminderojme nje lexuesen tone te vemendshme, anonime, e cila na sinjalizoi nje gabim ne mbylljen e recetes, te bere natyrisht nga nxitimi...Ndonjehere shkruaj naten dhe nuk i redaktoj... :)

    RispondiElimina