lunedì 4 marzo 2013

Receta per cannelloni te mbushur me spinaq dhe gjize

Cannelloni apo si mund ti quajme ne makaronat tubo (kaneloni) te mbushura me gjize dhe spinaq.
Canelloni te mbushura me gjize dhe spinaq jane pjate e pare karakteristike e guzhines italiane. Brumi pergatitet me miell dhe veze. Ndahet ne drejtkendesha dhe me pas e rrotullojme se bashku me mbushjen.

Nese deshironi qe brumin e makaronave ta pergatitni vete ai eshte i njejte dhe me ate te lazanjave. Kjo eshte receta :


  • 300gr miell
  • 3veze te medha.
  • nese nevojitet shtoni uje
Punojme mire brumin dhe e leme te pushoje te pakten per 1ore te mbuluar me nje plasmas guzhine.
Hapim peten dhe e ndajme ne drejtkendesha.Petet e vogla me pas do i zjejme per 30'' ne uje te vluar me kripe dhe do i leme te kullojne ne nje picete te paster.

Per receten duhen rreth 16 cope llogaritni perberesit ne baze te nr te personave dhe te taves qe do te perdorni per pjekje. Une bej vetem nje shtrese, pasi me pelqen me teper rezultati final.
Nese vendosni ta pergatitni receten me kaneloni te gatshem atehere ju duhet vetem nje pako.

PER MBUSHJEN DUHEN:
  • 1kg spinaq
  • 300gr gjize
  • beshamela (ketu gjeni receten) (permasat dyfishojini pra ne vend te 500ml perdorni 1l qumesht...)
  • kripe sa duhet
  • gjalpe

PERGATITJA:

Pergatitim beshamelen dhe nderkohe ne nje tenxhere tjeter i japim nje vale spinaqit ne uje me kripe.
Kur te jete gati e kullojme dhe nese deshirojme e aromantizojme me pak arre moskat.
Ne taven e pjekjes shtrojme fundin e saj me beshamele dhe mbi te fillojme e veme ne rradhe makaronat e mbushura: nje me spinaq dhe nje me gjize (te kripur sipas deshires) Vazhdojme keshtu deri sa te kemi mbushur gjithe taven me cannelloni. E mbulojme me beshamelen e mbetur. Dhe siper i shtrojme feta te holla gjalpi.
Pjata eshte gati. Ju befte mire!

Shenim: Ne receten tradicionale gjiza me spinaqin perzihen me perpara dhe kalohen ne mikser me pas behet mbushja. Une dje eksperimentova menyren e lartpermendur dhe rezultati eshte vertet i kenaqshem.Mbushjen beheni me dore pa e grire spinaqin.




Nessun commento:

Posta un commento