venerdì 8 marzo 2013

Torta mimoza

Torta Mimoza eshte nje embelsire shume e famshme qe pergatitet me rastin e festes se gruas apo te nenes si eshte per ne ne Shqiperi.
Versioni i tortes mimoza qe ne po ju paraqesim eshte versioni klasik i saj.
Emri torte mimoza eshte per shkak te dekorimit te saj me pandispanje te thermuar e cila te kujton lulen e mimozes, lule simbol e festes se gruas.
Per torten mimoza eshte e nevojshme te pergatitim 2 pandispanja. Njera do te mbushet me krem pasticerie dhe panna, ndersa tjetra do te pritet ne kube te vogla dhe me te do te mbulohet torta per ti dhene efektin mimoze.

PERBERESIT:


per kremin e pastiçerise duhen:

  • 300ml qumesht
  • 300ml pane e fresket leng 
  • 200gr sheqer
  • 8 teverdha vezesh
  • 55gr miell
  • nje zarf vanilje
per njomjen me liker duhen:

  • 100ml uje 
  • 50ml kointreau ose aurum apo dhe konjak
  • 50gr sheqer
per panen e rrahur e te sheqerosur duhen:

  • 200ml pana
  • 20gr sheqer pluhur
PERGATITJA:

1-pergatitim dy pandispanjat duke ndjekur keshillat e recetes - receta
I pjekim dhe i leme te ftohen

2-Ne nje ene veme qumeshtin per kremin e pasticerise, shtojme panen dhe i leme ne zjarr te ngrohen pa rene ne vale.
nderkohe ne nje ene rrahim vezet me sheqerin dhe vaniljen dhe i bashkojme me qumeshtin e panen ne zjarr duke i perzier . Ndezim zjarrin dhe e leme te bjeri ne vale duke trazuar vazhdimisht.
Kremin e hedhim ne nje ene te gjere dhe e mbulojme me plasmas guzhine. Plasmasi duhet ta preki kremin me qellim qe ai mos te ajkoset nga siper.E futim ne frigorifer te ftohet mire

3-pergatitim shurupin duke lene te marin vale ujin, sheqerin dhe konjakun.Si eshte gati e leme te ftohet.

4-rrahim me tel panen derisa te shkumoset, shtojme sheqerin pluhur dhe kur eshte gati e leme ne frigorifer te ftohet.
Pas ftohjes e perziejme me kremin e pastiçerise, perveç 3 lugeve qe do i mbajme menjane.

Me nje thike te holle pastrojme pandispanjat nga cipa e kuqe. njeren e ndajme ne 3 pjese dhe tjetren e ndajme ne shirita te holle sa gishti te cilat me pas do ti presim si ne figure ne kubike te vegjel.

Fillojme mbushjen e tortes:
Marrim diskun e pare e lagim me shurupim, i shtrojme nje luge nga panna qe lame menjane dhe mbi te nje sasi te mjaftushme krem pasticerie me panna.
mbulojme me diskun e dyte, perseritim proçeduren si me pare
Vendosim diskun e trete. Me sasine e kremit qe na mbeti veshim krejt torten dhe me pas e mbulojme me kubet e pandispanjes te prera.
Torta eshte gati. E mbulojme me kapak qelqi apo plastik dhe e futim ne frigorifer.
Ju befte mire!
GEZUAR!


Nessun commento:

Posta un commento