venerdì 1 marzo 2013

Torte me çokollate dhe smarties

Kjo eshte receta per torten qe ju kisha premtuar, sot me ne fund po gjej kohen e duhur per tua kaluar.
Torta me çokollate dhe smarties, eshte nje torte e shkelqyer, ideale per ditelindjen e femijes tuaj.
Torta mund te zbukurohet dhe mbushet sipas shijeve te femijes suaj: psh mund te perdorni kremin e çokollates ose kremin e pasticerise per ta mbushur, mund ti shtoni pak nga lloji i reçelit te preferuar te femijes tuaj dhe se fundmi lereni ate ta zbukuroje me karamelet shumengjyreshe te zgjedhura nga dora e vet

PERBERESIT:


  • pandispanje (me ose pa kakao sipas deshires) - receta
  • krem çokollate - receta
  • 300gr cokollate me qumesht (tani qe eshte periudhe e pashkeve mund te perdorni vezet prej çokollate qe avancojne)
  • smarties sa doni
  • arra ose lajthi te shtypura sipas deshires.

PERGATITJA:

Pandispanjen eshte mire qe ta pergatitni nje dite me pare pasi shkriftohet me teper.
E ndajme horizontalisht ne dy pjese te barabarta.
Une per lagien e saj perdor qumesht,shurup ose leng frutash.
Pra me nje luge gjelle njomim diskun e pare miaftueshem (jo teper) dhe me pas shtrojme kremin e çokollates. 

Mbulojme me diskun e dyte, qe e zbutim perseri si me siper . 
Grijme çokollaten ne mikser dhe me pas e leme te shkrije ne banjomaria. Kur eshte gati veshim me te torten
dhe e shperndajme njetrajtesisht ne gjithe siperfaqen e saj.
Zbukurojme me smarties dhe e leme ne frigorifer te pakten per dy ore

shenim: Nese s'jeni shume eksperte ne guzhine mund te shtoni ne pandispanje nje zarf me pluhur embelsirash... Ne se embelsiren do ta hane te rriturit dhe jo femije, mund ta lagni me ndonje liker.

Nessun commento:

Posta un commento