martedì 23 aprile 2013

Pica me perime dhe wurstel

Pica me perime te griles dhe wurstel eshte nje pjate fantazioze dhe e shijshme.


PERBERESIT PER PICEN:


  • 300gr miell
  • 1 luge sheqer
  • kripe sa duhet
  • 20gr maja ose 1 zarf maja e thate
  • uje i vakur sa duhet


Per mbushjen:


  • 4-5 salcice(wurstel) varet nga diametri
  • 1 kungulleshke
  • 1 spec
  • kerpudha 
  • 100gr djathe mozzarella
  • 6-7 luge salce domatesh
  • rrigon
  • 1luge vaj ulliri

PERGATITJA E PICES:

  1. Ne nje tas perziejme gjithe perberesit per picen dhe zeme brumin njelloj si per byrek. E punojme mire dhe e leme te vije derisa te 2-fishoje vellimin.
  2. Nderkohe pasi kemi lare dhe pastruar perimet i presim: specat ne rripa te holle sa nje gisht, ndersa kungulleshkat ne fileto me trashesi rreth 2mm
  3. I veme te gjitha keto se bashku me kerpudhat e fresketa te piqen ne zgare ose ne pamundesi brenda ne furre.
  4. nderkohe presim djathin ne copa te vogla.
  5. Pasi brumi ka ardhur, pa e punuar e hapim me gjeresine e tepsise ku do ta pjekim. Mbi tepsi shtrojme leter furre dhe mbi te shtrijme peten e pices qe hapem
  6. Shtrojme te paren salcen te cilen e kemi rregulluar me pak kripe, rrigon dhe 1 luge vaj ulliri.
  7. Shperndajme djathin mozzarella me qellim qe kur te shkrihet te mbuloje gjithe diametrin e petes
  8. Vendosim ne bordet e pices salçiçet si ne figure dhe i mbyllim si per byrek duke lene salcicet brenda
  9. Mbulojme tek tuk me fetat e perimeve dhe kerpudhat te cilat i kemi sperkatur me pak vaj ulliri.
  10. Pjekim ne furre te parangrohur ne temp 200° per 20-25'
Pizza eshte gati, ju befte mire!






Nessun commento:

Posta un commento