martedì 2 aprile 2013

Pilaf me pule

Pilafi me pule eshte nje recete gatimi tradicionale, qe shume jane ne gjendje ta realizojne.
Ketu po publikoj receten per amvisat e reja.

PERBERESIT:

  • 500 gr oriz
  • 1pule
  • 1 qepe
  • 2 luge gjalpe
  • sipas deshires piper te zi apo erezat e preferuara

PERGATITJA:
  1. Ne nje tenxhere te bollshme veme pulen, e lare dhe te pastruar mire, te zjeje. Pasi merr vale kontrollojme dhe heqim shkumen dhe me pas kur shohim se lengu eshte i kthjellet, hedhim qepen e grire holle, kripen (llogaritim qe te kete sasine e mjaftueshme te kripes per pilafin) dhe aromat qe preferojme si majdanoz apo rrigon etj...

     2. e leme te zjeje perreth 20' ne zjarr normal duke bere kujdes te mos zjeje shume. E heqim me pas nga        tenxherrja dhe filtrojme lengun. Pergatitim 1 liter leng per pilafin dhe leme menjane pjesen tjeter  ne rast nevoje.

     3.tretim nje luge gjalpe  dhe ne te skuqim pak orizin. E shuajme orizin me lengun e pules te nxehte dhe e trazojme lehtas me luge druri here pas here derisa te bjeri ne vale. Minutat e para flaken do ta mbajme pak te larte. Sapo lengu nis edhe trashet ulim flaken ne maksimum  veme kapakun dhe kontrollojme here pas here me luge druri  duke e "zhytur" ne fund (pa trazuar) Nese eshte e nevojshme shtojme akoma leng.
Pasi fikim zjarrin shtojme lugen tjeter te gjalpit te prere ne shirita te holla dhe e perhapim mbi pilaf duke mbuluar te gjithin nga siper. Vendosim kapakun. dhe presim te tretet gjalpi para se ta servirim. Shohim qe pilafi eshte gati kur ne siperfaqen e tij formohen "vrima" te vogla.



PULA:

Nderkohe kemi  kripur, nese eshte akoma e nevojshme pulen, e kemi aromantizuar me ereza te ndryshme dhe e kemi  futur ne furren e paranxehur(per shkurtim kohe) ne temperature max te piqet.

Receta eshte gati. Ju befte mire!



Nessun commento:

Posta un commento