martedì 23 aprile 2013

Receta gatimi tradicionale: paçe plenci


Receta gatimi tradicionale: paçe plenci

PERBERESIT:

Per 5 veta duhen:
  • 1 kg plenc vici
  • 500gr tul domateje
  • 200gr gjalpe
  • 1 kokerr qepe
  • disa thelpinj hudher
  • 1 dege rozmarine
  • 1 gjethe dafine
  • 1 gote vere te bardhe
  • pak miell
  • vaj
  • kripe

PERGATITJA:

Pastrohet mire plendesi i vicit lahet dhe pritet ne rripa. Pervelohet per 5 min ne uje te valuar dhe e shplajme ne uje te ftohte.
Grijme qepen e skuqim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell. Pastaj hedhim plendesin e prere, hudhrat dhe rozmarinen , dafinen dhe kripen.
E lejme te zieje per rreth 15 min se bashku me veren dhe pak qumesht. Gjate zierjes nese ka avulluar shtojme uje sa te mbulohet komplet, hedhim domatet e prera ne kubike te vegjel dhe vazhdon zierja ne tenxheren e mbuluar.e lejme te valoje derisa te zjeje mire!!

Ju befte mire!






Nessun commento:

Posta un commento