venerdì 26 aprile 2013

Revani me miell misri dhe kos

Revania me miell misri eshte nje recete gatimi karakteristike e Tiranes. Revania mund te behet gjithashtu edhe me  niseshte.

PERBERESIT:

  • 1 gote sheqer
  • 3 luge gjalpe
  • 2 kokrra veze
  • 2 filxhane kafeje kos
  • 1luge kafeje sode
  • vanilje
  • miell misri sa duhet per tu bere brume i shkrifet.
PERGATITJA:

  1. Ne nje ene perzihet gjalpi me sheqerin derisa ky i fundit te tretet.
  2. Shtohen vezet, kosi dhe pasi te jene perzier mire bashkohet mielli i misrit i situr i perzier me sode.
  3. trazojme gjithe masen derisa te formohet nje brume i shkrifet,hidhet ne tave te lyer me gjalpe e te pudrosur me miell dhe piqet ne furre te paranxehur ne 170°
  4. Pas pjekjes e presim dhe e pluhurosim me sheqer puder.
Receta eshte gati, ju befte mire!


Nessun commento:

Posta un commento