venerdì 12 aprile 2013

ROLE PULE ME LAJTHI DHE SACICE

Roleja e pules me lajthi eshte nje pjate e dyte, nje recete gatimi e lehte per tu realizuar dhe e shijshme.

PERBERESIT PER 4 PERSONA:


  • 4 gjokse pule
  • 4 salçiçe
  • 4 feta pançete
  • 2 karota
  • 1 qepe
  • 1 kercell selinoje
  • 150ml vere e bardhe e thate
  • 1 garuzhde me leng pule
  • 100gr djathe deleje (pecorino)
  • 60gr lajthi
  • 1 luge miell
  • 2luge vaj ulliri
  • kripe e piper sa duhet

PERGATITJA:

  1. Pastroni gjoksin e pules duke u ndihmuar nga nje thike e holle e mprehur mire dhe eleminoni kocken. rriheni dhe sheshoni mire fileton.
  2. shtrini siper çdo filete nje fete pançete dhe mbi te salçiçen. Pergatitim keshtu te gjitha filetot dhe i rrotullojme duke krijuar rolene, me pas i lidhime me spango guzhine, ose ne pamundesi mund ti fiksoni me kruajtese dhembesh.
  3. Ne nje tigan skuqim qepen me karotat dhe selinone e prere ne feta. Shtojme me pas rolete e lyera me miell dhe e skuqim per ca minuta.
  4. Shuajme me vere dhe leme te avulloje per 10', shtoni lengun e pules dhe vazhdoni me zjerrjen ne zjarr te ulet per 40'
  5. vetem 5' para perfundimit te zjerrjes shtojme lajthite, piperin dhe kripen, perzjeini. Ne fund te zjerrjes hiqni menjane mishin dhe perimet.
  6. veme perseri tiganin ne zjarr te ulet, shtoni djathin e grire duke vazhduar te trazoni derisa te formohet nje mase homogjene.
  7. Ne fund te çdo pjate ku do servirim, sistemojme nje shtrat perimesh me lajthi, veme siper rolene dhe shtojme salcen me djathe. servirim
Ju befte mire!

Foto nga net thjesht per ide. Do ta zevendesoj me fotografine origjinale, sapo ta pergatit.


Nessun commento:

Posta un commento