mercoledì 17 aprile 2013

Speca djeges te mbushur (konserve)

Kjo eshte nje recete gatimi per pergatitjen e specave djeges te mbushur me ton,ullinj dhe selino.
Mund te perdoret si nje antipaste e shijshme, si meze etj..

Speca te mbushur

PERBERESIT:


  • 500gr speca djeges  rumbullake
  • 1/2 l uthull e bardhe
  • 1 gote e gjysem uje
  • 1 luge vaj ulliri
  • pak kripe
  • konserva peshku ton sa te mare mbushja
  • ullinj
  • selino e grire

PERGATITJA:

Para se gjithash, meqenese specat jane djeges, perdorni nje pale dorashka guzhine 1 perdorimeshe, pra lajme specat ne uje te rrjedhshem, me pas i kullojme dhe thajme me nje picete. U heqim farat si dhe damaret e bardhe. Duhet te rezultojne si ne figura me poshte.
















Nderkohe ne nje tenxhere veme ne zjarr uthullen me ujin,vajin, sheqerin dhe kripen.
Sapo bie ne vale, hedhim specat dhe sa mer vale perseri leme 30'' (seconda) dhe i kullojme
I veme mbi nje picete te sterilizuar te kullojne, permbys. Eshte mire ti beni gati naten dhe te nesermen ne megjes te behet mbushja, pasi ne kete menyre humbasin gjithe ujin e tepert.

















Grijme ne mikser, tonin nje kercell selinoje dhe mbushim me to aq kokra ulliri sa kemi speca.
Bejme mbushjen e specave me ullinjte dhe mbulojme hapesirat boshe me brumin e tonit me selino.

I vendosim te gjitha ne vazo te sterilizuara me pare ne furre per 1 ore ne temp 100°.
Mbulojme me vaj ulliri te cilesise te larte.
Ja si do te rezultojne:




Nessun commento:

Posta un commento