martedì 2 aprile 2013

Supe me kos dhe leng mishi te koncentruar

Supa me kos dhe leng mishi te koncentruar eshte nje recete gatimi e shpejte dhe e thjeshte per tu realizuar, ideale per ne darke  pasi si gjithe supat eshte e lehte per tu tretur. Natyrisht, sipas mundesive ne vend te koncentratit te gatshem mishi apo perimesh mund te perdorni mishin ose lengun e perimeve te ndryshme te zjera.
Mund te shoqerohet me pjate te dyte: proshute dhe pure patatesh.

PREBERESIT:

  • permbajtje e koncentruar lengu mishi ose perimesh ne pluhur ose kube.
  • 1tas kos
  • 1luge e 1/2 gjalpe
  • 1 e verdhe veze
  • 1luge miell
  • majdanoz dhe piper i zi

PERGATITJA:

1-Ne nje tenxhere veme 1 liter uje te mari vale.tretim ne te lengun e mishit ose perimeve te koncentruar, me kujdes mos e ekzagjerojme sasine,pasi mund ta beje supen teper te kripur.

2- Nderkohe ne nje tigan tretim gjalpin pa e lene te digjet dhe skuqim lehtas ne te miellin.Kur mielli eshte gati pa kokriza e perziejme me lengun qe eshte duke vluar. E trazojme mire derisa te bjere ne vale, me qellim qe te mos formohen kokrriza dhe mielli te mos ngjitet ne fund te tenxheres.

3.Ne nje tas rrahim kosin me te verdhen e vezes dhe me pas e bashkojme me lengun ne tenxhere.
Vazhdojme te trazojme me luge druri derisa te mari vale. Rregullojme me piper,kripe nese eshte e nevojshme dhe majdanoz te grire holle.

Supa eshte gati, ju befte mire!!!


(nuk do te qe keq ta theknit buken ;) )

Nessun commento:

Posta un commento