domenica 28 aprile 2013

Torte trendafilash

Torte trendafilash eshte nje recete gatimi tradicionale italiane (Mantova), e thjeshte per tu realizuar. Historikisht datohet ne fund te shekullit XV.U krijua dhe realizua me rastin e marteses te Francesco II me Isabella D'Este. Torta u vleresua aq shume nga fisniket e asaj kohe, saqe shume shpejt u be recete karakteristike e zones te Mantoves dhe akoma sot e kesaj dite vazhdon te paraqitet e vleresuar ne formen e vet origjinale. Quhet torte trendafilash per formen qe i japim brumit.
Si pergatitet torta me trendafila:

PERBERESIT:


  • 500 gr miell manitoba (ne pamundesi dhe miell normal)
  • 3veze
  • nje luge kafeje mjalte
  • pakez kripe
  • 180-200ml qumesht
  • 10gr maja birre
  • lekura e grire e 1 portokalli(vetem pjesa e verdhe)
  • 1 zarf vanilje
  • 80gr sheqer
  • 100gr gjalpe

PER MBUSHJEN:
  • Reçel ose marmallate portokajsh 200gr
  • gjalpe 100gr
  • sheqer 100 gr
  • 3-4luge panna
  • bajame pluhurose te shtypura 100gr
1 e verdhe veze dhe 4 luge panna per ta lyer siper

Sipas deshires bajame per ta sperkatur nga siper.

PERGATITJA:

  1. Ne nje ene te thelle hedhim majane dhe pak qumesht te vakur dhe mjaltin. I perziejme derisa te shkrihen dhe te krijohet nje mase e vetme e lengshme.Bashkojme dhe vaniljen, lekuret e portokallit, sheqerin, gjalpin dhe vezet dhe me masen e formuar zeme pak e nga pak brumin duke shtuar nese eshte e nevojshme sasine e mbetur te qumeshtit te vakur.Formojme ne kete menyre nje brume te bute dhe te shndritshem.
  2. Brumin, qe i kemi dhene formen e nje topi, e lyejme me nje furçe me gjalpe te shkrire, e mbulojme me plasmas guzhine dhe e veme ne furre te fikur po me drite te ndezur me qellim qe te vije derisa te 2-fishoje vellimin.
  3. Hapim nje pete ne forme drejtkendeshi me trashesi 2mm dhe fillojme mbushjen duke vepruar ne kete menyre: Shtypim dhe perziejme gjalpin me sheqerin derisa te krijojme nje shkume te bardhe e te shkrifet.Bashkojme pluhurin e bajameve dhe panen me temperature ambjenti.
  4. Shtrijme mbi peten e hapur marmallaten  e portokajve.. Lyejme siper dhe me kremin e gjalpit qe pergatitem dhe me pas rrotullojme peten sipas gjatesise se vet si ne figure.
  5. Presim cilindrin ne 12 pjese me trashesi 4-5cm.
  6. Ne nje tave per torta me diameter 28cm, shtrojme leter furre dhe mbi te vendosim gjithe trendafilat e formuar duke filluar qe nga anet derisa te mbushin mezin.Leme pakez distance nga njera te tjetra.
  7. Futim ne furre, perseri me drite te ndezur, por te fikur dhe leme te vije derisa te dyfishoje vellimin.
  8. Ne kete pike i lyejme me nje furçe me te verdhen e vezes te rrahur me pana, hedhim bajamet e copetuara mbi çdo trendafil dhe e futim ne furre ne temperature 180° perreth 45-50'
Torta eshte gati.

Shenim. Kjo lloj torte mund te behet gjithashtu edhe e kripur duke eleminuar natyrisht  sheqerin per brumin dhe duke shtuar ne vend te tij pak kripe.
Mbushja behet me djathe te bute dhe sallam ose proshute. Shih figurat per torten. (1 torta e embel; 2 torta e kripur)


















Nessun commento:

Posta un commento