mercoledì 22 maggio 2013

Akullore shtepie me vanilje

Kjo eshte nje recete gatimi per akullore me vanilje te pergatitur ne kushtet e shtepise. Ditet e nxehta po afrohen dhe eshte gjithmone kenaqesi diçka e fresket ne tavoline.

Perberesit:

  • 500ml pana e fresket per embelsira
  • 3veze
  • 100gr sheqer
  • 1zarf vanilje
Pergatitja:

  1. Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje shkume e bardhe dhe ne nje ene tjeter te bardhat, duke patur kujdes qe rraheset te jene te pastra, perndryshe nuk do te realizohet meringa e bardhe.
  2. rrahim panen me vaniljen derisa te formohet kremi
  3. bahkojme te tre perberesit
  4. Ne rast se preferoni shije te tjera si kanelle, luleshtrydhe etj do te perdorim keto aroma ne vend te vaniljes.
  5. Veme akulloren ne ngrirje per te pakten 2 ore
  6. Perpara servirjes e leme dy minuta jashte dhe mbushim kupat.

Nessun commento:

Posta un commento