lunedì 6 maggio 2013

Hamburger

Kjo eshte nje recete gatimi e thjeshte dhe shume e thjeshte, ideale per femijet e vegjel, te cilet do te vleresojne bukurine dhe shumengjyrshmerine e pjates. koha e pergatitjes per hamburgerat eshte 25' dhe gatimi vetem 10'

Perberesit:

  • 600gr mish i grire viçi i fresket
  • 4 feta buke 
  • 130gr fileto specash te pjekura ne vaj ulliri ose  turshi
  • 1qepe
  • 80gr sallate jeshile
  • 100gr gjalpe i kripur i zbutur
  • salce worcester
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 limon
  • 1 thelb hudher
  • kripe dhe piper i bardhe
Pergatitja:
  1. Lajme limonin dhe grijme lekuren (pa te bardhen) derisa te kemi perfituar nje luge kafeje plot.
  2. lajme majdanozin dhe grijme holle nje sasi gjethesh te cilat i perzjejme me pas me gjalpin dhe lekuren e grire te limonit.Bashkojme gjithashtu dhe lengun e filtruar te limonit pak kripe, piper dhe perzjejme.
  3. Shtrijme perberjen e mesiperme ne leter furre duke patur kujdes qe trashesia mases te jete rreth 1cm dhe veme ne frigorifer te ngrije.
  4. Bejme qoftet: grijme hudhren dhe qepen ne mikser, i bashkojme ne nje tas se bashku me mishin e grire, pak salce worcester, nese na ndodhet,kripe e piper. Perziejme mire derisa te formojme nje mase homogjene te ciles i japim formen e nje hamburgeri.
  5. Veme te piqen hamburgerat ne grillin e furres mbi nje pjaster te nxehte duke i lene nga 3-4 min per çdo krah.
  6. Ne çdo pjate vendosim nje fete buke te thekur, te ngrohte, shperndajme siper ca fileto specash, me pas vendosim mbi buke hamburgerin dhe zbukurojme pjaten me sallate jeshile.. Pak para servirjes, heqim gjalpin nga frigoriferi dhe e presim me format e biskotave (psh, forme zemre,fluture etj)
  7. veme mbi secilin hamburger nje nga format dhe sherbejme menjehere
Ju befte mire!





Nessun commento:

Posta un commento