domenica 26 maggio 2013

Kek me qershi.

Keku me qershi eshte nje embelsire qe nuk mund te mungoje ne tryezen tuaj ne muajin maj-qershor, kur keto fruta jane te fresketa. Nese deshironi, receten per kekun me arra, e gjeni ketu: kek me arra

Perberesit per tave me diameter 28cm:
  • 500gr qershi
  • 200gr embelsire 00
  • 120gr sheqer
  • 150gr miell bajamesh
  • 110gr gjalpe i bute
  • 3veze
  • 2 luge liker me baze qershie
  • 1/2 luge kanelle pluhur
  • 1 maja embelsirash (pluhur)
  • vanilje

Pergatitja:

  1. heqim farat e qershive duke u munduar te mos e prishim formen e tyre. Ideale nese keni mjetin e duhur...
  2. Ne nje tas punojme gjalpin me sheqerin derisa te formohet 1 krem i bute. Punoni nese doni edhe me rrahesen elektrike.
  3. Shtojme vezet nje nga nje dhe punojme akoma per ca minuta.
  4. Bashkojme me kete mase kanellen dhe me pas miellin e bajameve e perziejme mire.
  5. Se fundi shtojme dhe likerin dhe miellin e situr dhe vazhdojme te rrahim.
  6. Do te formohet nje brume i trashe, por jo i forte.
  7. Hedhim te gjithe masen ne taven e embelsirave te lyer me gjalpe dhe te sperkatur me miell dhe vendosim me pas qershite si ne figure, duke i shtyre me gisht ne fund te taves.
  8. E leme te piqet ne 180° per 35-40'
Keku me qershi eshte gati, ju befte mire!
5receta.com















5receta.com

Nessun commento:

Posta un commento