giovedì 23 maggio 2013

Receta nga bota, empanadas - Amerika Latine

Kjo recete, Empanadas, vjen nga Argjentina, por eshte e perhapur dhe e njohur ne krejt Ameriken Latine. Zakonisht Empanadas behen te skuqura, por rezultati eshte mese i kenaqshem edhe nese i futim te piqen ne furre.

Perberesit


  • 500gr miell
  • 500gr mish derri dhe viçi te grire
  • 250gr qepe te prera ne rrathe
  • ullinj jeshile, rrush i thate
  • kripe, piper, kumin
  • 130gr gjalpe
  • vaj
  • uje
PERGATITJA:
Per brumin e empanadas perziejme miell, kripe dhe gjalpe me temperature ambienti derisa te formohet nje mase homogjene. Brumi i gatshem lihet ne frigorifer per ndonje ore.
Skuqim qepet e grira,shtojme mishin e grire dhe kuminin. Gatuajme me flake te larte derisa te thahet dhe shtojme uje.
Ne mes te zjerrjes shtojme te gjithe perberesit dhe kripe sipas deshires.
Shtrijme brumin dhe e presim ne rrathe. Ne qender te çdo rrethi veme nje luge nga mbushja dhe e mbyllim duke ndjekur mesin e rrethit me qellim qe anet te puthiten. Para se te vendosni empanadas ne furre.Lyejme me te verdhe veze. Mbulojme me leter furre dhe gatuajme ne temp: 180°- 200° derisa te shohim me sy qe jane pjekur. (perreth 20') Pjata eshte gati, ju befte mire!



Nessun commento:

Posta un commento