venerdì 3 maggio 2013

Recete per embelsire, kuleçe pashke

Kjo eshte nje recete gatimi per diten e pashkes, eshte nje embelsire e thjeshte dhe e shpejte.

Perberesit:

  • 2gota miell
  • 3luge gjelle sheqer
  • 2luge gjelle gjalpe
  • 2 te verdha veze
  • 1zarf maja pluhur per embelsira
  • pak kripe
  • arra 
Pergatitja:
  1. Tretim ne uje majane dhe 1/4 e sasise te miellit duke pergatitur nje brume si per petulla. Mbulohet me pak mjell siper dhe e leme te vije.
  2. Pjesen tjeter te brumit e veme ne planin e punes me nje grope ne mes dhe e bashkojme me brumin e ardhur. Shtojme gjithashtu gjalpin, te verdhat e vezeve dhe sheqerin. Punojme brumin dhe po te jete i forte i hedhim pak qumesht qe ta zbutim.
  3. Lihen te vijne , me pas punojme brumin dhe i japim format e deshiruara.
  4. sperkatim me arra te thermuara ose sipas deshires mund te veproni si ne figure.
  5. Vendosim ne tepsi te mbuluar me leter furre, leme perseri te vije brumi dhe pjekim ne temperature 220-230°
Ju befte mire!


Nessun commento:

Posta un commento