mercoledì 29 maggio 2013

Recete per xup me luleshtrydhe

Xupi me luleshtrydhe eshte nje embelsire angleze, e thjeshte per tu realizuar dhe e fresket ne shije, por mbi te gjitha me efekt persa i perket anes estetike.

Perberesit per 6 persona

  • 1kuti 500gr panna per embelsira
  • copa keku ose pandispanje per 6 kupa
  • buding pluhur me vanilje  per 6 persona
  • qumesht i ftohte per pergatitjen e budingut
  • 1 filxhan çaji qumesht milk ( i koncentruar)
  • 500gr luleshtrydhe
  • 1 qese e ngrirjes me fruta pylli
Pergatitja e xupit me luleshtrydhe:
  1. Ne nje tas te thelle rrahim panen me shpejtesi maksimale. Eshte e keshillueshme qe pana te jete e ftohte dhe ena te jete prej qelqi e lene me perpara bosh ne frigorifer perreth 30' me qellim qe te ftohet.
  2. pergatitim budingun. Une zakonisht perdor ne kete rast budingun pluhur te gatshem i cili tretet ne qumesht te ftohte dhe rrihet derisa te krijohet nje mase e trashe dhe konsistente. Gjithsesi nese duhet ta pergatitni vete lereni me perpara te ftohet mire ne frigorifer.Receten per pergatitjen e Budingut vete e gjeni ketu: BUDING Perzjejme gjithashtu dhe me qumeshtin milk(i kondensuar)dhe me pas  me panen.
  3. Presim ne kube te vogla si ne figure kekun ose pandispanjen.
  4. Shrojme ne kupen per xup, mbulojme me nje shtrese nga kremi qe formuam, shperndajme mbi te luleshtrydhe dhe fruta pylli
  5. Perseritim hapat derisa te na formohen tre shtresa. 
  6. Shtresa e fundit do te perbehet nga fruta. Sipas deshires, mund te shtroni me nje penel guzhine, xhelatine mbi frutat, me qellim qe ato te kene me teper shkelqim dhe te mos oksidohen lehte.
  7. Xupi rruhet ne frigorifer dhe serviret i fresket.
www.5receta.com



Nessun commento:

Posta un commento