venerdì 10 maggio 2013

Torte me fruta

Torta me fruta eshte nje embelsire e fresket dhe e shijshme, por gjithashtu teper e kenaqshme per syrin. Receta qe po ju paraqes eshte nje nga recetat e gjyshes. Pergatitet me nje lloj brumi qe quhet brumi frolla, i cili perdoret si baze dhe ne shume embelsira dhe torta te tjera.
Eshte embelsira ideale qe mund te perdorni per festat e ditelindjeve, duke perdorur sipas deshires, frutat me te fresketa te stines.

Perberesit:
Per brumin frolla duhen:

  • 250grmiell
  • 100gr sheqer pluhur
  • 2 te verdha veze
  • 125gr gjalpe
  • 1 zarf vanilje
Per kremin e pastiçerise:
  • 50gr niseshte
  • 6 te verdha veze
  • 500ml qumesht
  • vanilje
  • 150gr sheqer
Per mbushjen:
  • 1 banane
  • 1kiwi
  • 100gr luleshtrydhe
  • 5 mana
  • 100gr boronica
  • 1 portokall
  • dy luge recel kajsie
  • xhelatine pluhur 7gr (e gjeni te gatshme ne zarfe te vogla ne supermarket)
  • 100ml uje
Pergatitja:
  1. Pergatitim kremin e pastiçerise ne kete menyre: Ne nje tas te thelle rrahim vezet me sheqerin dhe shtojme me pas 1/3 e qumeshtit. Bashkojme niseshtene e situr duke e hedhur pak e nga pak. Ne nje tenxhere hedhim sasine tjeter te qumeshtit per kremin dhe shtojme vaniljen se bashku me masen e mesiperme. Trazojme dhe perzjejme mire. Veme mbi zjarr dhe e leme te mari vale. Per ta aromantizuar mund te perdorim edhe lekuren e grire te limonit, vetem pjesen e verdhe pa cipen e bardhe.Hedhim kremin e pastiçerise ne nje ene qelqi qe te ftohet dhe me qellim qe te mos zeri ajke siper e mbulojme me plasmas guzhine.
  2. Pergatitja e brumit frolla: Per pergatitjen e brumit frolla marrim gjalpin akoma te ftohte nga frigoriferi dhe e ndajme ne kube te vogla, veme ne mikser se bashku me miellin dhe perzjejme derisa te krijohet nje brume si rere. Ne kete pike nxjerrim nga mikseri, shtojme dhe perzjejme me sheqerin me pas mbledhim masen si shatrevan duke krijuar gropen ne mes, ku shtojme esencen e vaniljes dhe te verdhat e vezeve.Punojme brumin derisa te perfitojme nje mase elastike te ciles i japim formen e nje topi, e mbeshtjellim me plasmas guzhine dhe e leme te pushoje per te pakten 30'. Qe brumi te jete me i bute shtojini nese doni pak sode buke ose pak pluhur embelsirash, megjithese receta origjinale nuk i permban keto te fundit.
  3. Hapim peten me diameter 34 cm dhe trashesi 6-7mm.Ne nje tepsi te ceket me diameter 28cm shtrijme letren e furres dhe mbi te shtrojme peten. Rregullojme anet duke i shtypur me pirun , dhe me pas e shpojme krejt peten . Vendosim mbi te leter furre dhe e mbulojme me fasule te thata.
  4. Leme te piqet ne furre te paranxehur ne 180° per 20'. Pasi te jete frohur, me nje shiringe embelsirash ose me nje sac-a-poche mbushim fundin e tortes me kremin e pastiçerise. Mbi te shtrojme me rradhe frutate e prera ne rradhen dhe menyren qe deshironi, sipas fantazise.
  5. Pergatitim xhelatinen duke vene ne nje tenxhere: 2 luget e reçelit te kajsive, se bashku me lengun e gjysm portokalli.Shtojme 7gr xhelatine pluhur dhe ujin. Leme te bjeri ne vale per 2 min. me nje penel lyejme me te frutat, e leme te ftohet dhe e futim ne frigorifer per te pakten 2 ore. Serviret e ftohte.
Ju befte mire!




1 commento:

  1. Do te isha e kenaqur nese do beni nje recet tjeter me tort me luleshtrydhe

    RispondiElimina