mercoledì 5 giugno 2013

Embelsire e thjeshte fare- quhet PLAGIARISM!

Kjo eshte nje "embelsire" e thjeshte, qe ju meson si te keni "sukses" ne punen tuaj " te ndershme":

PERBERESIT:

  1. COPY
  2. PASTE 
DONE!!! :))

!
Per te disaten here shoh te gjitha recetat e mia te embelsirave(dhe jo vetem embelsira....) te kopjuara fjale per fjale se bashku me fotot dhe komentet e mia, nga nje sit (te cilin natyrisht nuk kam ndermend ta reklamoj ketu) Kopia e fundit ishte "receta per xup" se bashku me linkun per pergatitjen e budingut, pra e vjedhur natyrisht edhe ajo. Ju shkruajta "zoterinjve te nderuar!!!" nje mesazh privat duke "iu bere te ditur se nuk eshte aspak e drejte ajo qe jane duke bere...Natyrisht pergjigjia e vetme qe mora ishte: vjedhja e recetave te mia me te fundit, pavaresisht se kisha marre masa ne blog per ta parandaluar kete gje, nepermjet bllokimit te krahut te djathte te mouse... Por zoterinjte jane webmastera, nuk jane as kuzhiniere as te apasionuar pas guzhines. Si rrjedhoje rrezojne natyrisht vizitat e faqes sone .... Nenvizoj se nuk eshte problem(te pakten jo per mua) nese dikush frymezohet nga nje recete e jotja, e personalizon ne menyren e vet, e shperndan per "publikun" e vet,apo thjesht merr nje fotografi te cilen e gjen ne google images... por te besh "kopjo" dhe "ngjit" gjithçkaje te del perpara te le pa fjale!!! Me falni pasi e zgjata shume argumentin, por eshte mjaft indinjues se si njerezit pa fytyre vjedhin punen dhe mundin e tjetrit.
Fenomeni quhet PLAGIARISM dhe ne rastin e faqes tone eshte aq evidente vjedhja, qe na behet, sa mund te krahasohet me dike qe mbi "WILLIAM SHAKESPEARE" tek vepra  "HAMLETI", fshin emrin e autorit dhe shkruan te vetin :)
Shume urime zoteri apo zonje! Ju mund te beheni çfare te doni ne jeten tuaj! keni talent te papare!!!
Ok, po e mbyll vertet duke uruar:- dite sa me te kendshme!- miqve te sitit dhe "pune" te "mbare" "zanatçinjve"!!! :))

4 commenti:

  1. Zonje apo zoteri, me pelqen faqja juaj dhe me vjen keq per vjedhjet qe ua bejne.

    RispondiElimina
  2. keni nje faqe sh te mire por me vjeb=n keq qe faqja RECETAT E SONILES nuk ekziston me

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Po, ka qene nje faqe e kendshme me te vertete. Edhe une e vizitoja ndonjehere... Pas sinjalizimit tuaj po ve re qe nuk ekziston me... Mbase eshte e perkohshme. Kur dikush mbyll acaunt-in e vet ne fb, ndodh te mbylle edhe faqet perkatese... nese Sonila vendos ta riaktivizoje, mbase s'do te kete probleme.

      Elimina