mercoledì 19 giugno 2013

Pispili me miell misri

Pispili me miell misri eshte recete tradicionale shqiptare. Eshte nje pjate e pare e lehte per tretje dhe mbi te gjitha me shije, madje dhe per femijet e vegjel
Pispiline me miell misri mund ta mbushni sipas deshires: psh me presh, me spinaq, copa djathi, proshute etj...
Une sot po ju sjell receten per pispili me miell misri dhe presh, pasi per mendimin tim eshte nje nga me te ushqyeshmet dhe me te shijshmet.

Perberesit per pispiline per 6 vete:

  • 500gr miell misri
  • 3-4 presh
  • copa djathi ose kaçkavall i grire sipas deshires dhe mundesive
  • 2 luge gjalpe ose 3 luge vaj te llojit qe deshironi (nese mundeni ulliri)
Pergatitja e pispilise:
  1. Ne nje tenxhere kemi vene ujin me kripe te vloje dhe me pas bashkojme miellin e misrit duke e hedhur pak e nga pak dhe duke trazuar me nje rrahese vezesh njekohesisht me qellim qe te mos formohen kokrra.leme rreth nje gote e 1/2 nga masa, e cila do te na nevojitet ne fund. Zakonisht duhen 2 litra uje per 500gr miell misri, por, mbani nje ibrik me uje te nxehte prane, me qellim qe ta zbusni nese ju duket shume i forte. Masa duhet te jete e lidhur dhe homogjene, jo e forte dhe as e ujshme. E leme me flake fare te ulet dhe me kapak te zjeje per 10' me pas e fikim.
  2. Nderkohe ne nje ene te thelle kemi grire preshin dhe e kemi vene te vloje. Nuk ka nevoje te zbutet shume pasi do te futet dhe ne furre. Ne fund shtojme copat e djathit dhe lyren dhe perzjejme.
  3. Taven e furres qe perdorni zakonisht, dhe qe natyrisht duhet te jete e thelle, e lyejme me vaj luledielli ose gjalpe dhe shtrojme mbi te nje shtrese te trashe rreth 1,5cm me brumin e misrit, te cilin e shtrijme me luge dhe e nivelojme.
  4. shtrojme mbi te gjellen me presh, e cila duhet te jete e bollshme dhe ne fund mbulojme gjithe siperfaqen me miellin e misrit qe avancuam. E veme te piqet ne furre ne temp maksimale derisa te zeri nje cipe te holle te kuqe.
  5. Pjata eshte gati, ju befte mire!
pispili me miell misri - 5receta.com


Nessun commento:

Posta un commento