martedì 25 giugno 2013

Receta per hasude.


hasude 5receta.com
Hasudeja eshte nje embelsire tradicionale shqiptare, e thjeshte dhe e lire, pra pa shume shpenzime.
Hasudeja si baze per gatimin ka niseshtene, eshte e veçante ne shije dhe pelqehet per pjesen e jashtme qe rezulton krokante, ndersa brenda e bute dhe e shkrifet.
Receta per hasude qe po u sjell eshte e pershtatshme per nje tave 22cm. Per me teper duhet te dyfishoni a trefishoni perberesit ne baze te nr te personave.












Perberesit per hasudene:

  • 2 gota e 1/2 uje
  • 1gote e 1/2 sheqer
  • 1gote niseshte
  • 80gr gjalpe
  • 1 e verdhe veze
  • kanelle dhe arra sipas deshires
Pergatitja e hasudese:
  1. Ne nje tenxhere te thelle vendosim 1gote e 1/2 uje, sheqerin dhe gjalpin dhe leme te bjere ne vale.
  2. Ne nje tas te thelle hedhim goten tjeter te ujit ku tretim gjithe sasine e niseshtes. Ne momentin qe uji bie ne vale bashkojme niseshten dhe trazojme me luge druri, derisa masa te trashet dhe te shkeputet nga anet e tenxheres.Nese kemi vendosur te shtojme kanelle dhe arra, e bejme 1 moment perpara se te hedhim niseshtene ne ujin e vluar...
  3. Shtrojme hasudene ne nje tave embelsirash me diameter 22cm, e lyejme ne siperfaqe me te verdhe veze te perzier me 1 luge uje dhe e futim ne furren e paranxehur ne temperature 200-210° derisa te formoje njefare korreje ne siperfaqe apo cipe te kuqeremte. 
*Shenim: Hasudeja mund te lihet edhe thjesht e papjekur ne furre, e leme te ftohet disi dhe i japim forme si ne figure. Ne kete raste lereni per disa minuta ne zjarr te ulet duke e trazuar vazhdimisht me luge druri.

Hasudeja eshte gati, ju befte mire!



5 commenti:

  1. Flm per keto receta

    RispondiElimina
  2. Flm doli shumeee e mire

    RispondiElimina
  3. o shoku pse nuk thu ti qe do dali e bardh e doja te kuqe un si da bojm

    RispondiElimina