mercoledì 3 luglio 2013

Embelsire e ftohte: parfe me bajame te pjekura

Parfeja eshte nje embelsire e cila serviret e ftohte. Ka shume menyra per pergatitjen e saj, po ne po sjellim ate me te thjeshten.

PERBERESIT:

  • 3 veze
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 200gr bajame te pjekura
  • 500ml panna per embelsire (hopla)
PERGATITJA:
  1. Rrahim me mikser te bardhat e vezeve, derisa te krijohet nje mase e qendrueshme 
  2. Ne nje ene tjeter rrahim panen me sheqerin derisa te kremoset mire.
  3. Perzjejme panen me vezet duke trazuar nga poshte lart, me qellim qe te mos humbase vellim.
  4. Shtojme te verdhat te cilat i kemi rrahur me vete ne nje tas te vogel.
  5. Ne fund bashkojme dhe bajamet e grira.
  6. Shtrojme parfene ne nje ene te pershtatshme dhe e futim ne ngrirje ku e leme per nje dite.
  7. Serviret e zbukuruar sipas fantazise tuaj: copa reçeli,bajamesh,karamel apo fruta te grira.
Parfeja eshte gati, ju befte mire!
recete per parfe 5receta.com



2 commenti: