lunedì 15 luglio 2013

Eskallop derri me mish te bardhe dhe kerpudha

Eskallop me vere te bardhe e kerpudha

Perberesit per 4 persona


  • Byftek 4 cope pa dhjame
  • Kerpudha 500 gr
  • Miell sa te pudrosen bifteket
  • Vaj 5 luge gjelle
  • Vere sa te mbulohen kerpudhat
  • Niseshte 2 luge gjelle
  • Hudhra 2 thelpinj te pa qeruar
  • Majdanoz 3-4 dege te grire holle
  • Krip
  • Piper


Pergatitja

Presim kerpudhat ne copa te vogla, i mbulojme me vere ne nje tas dhe i leme per 10 minuta.
Lyejme me miell bifteket.
Hedhim vajin ne tigan dhe e leme te nxehet.
Hedhim dy thelpinj hudhra ne vaj.
Fillojme dhe skuqim bifteket e pudrosur me pare nga te dyja anet per 2-3 minuta.
I heqim nga zjarri dhe i vendosim ne nje pjate.
I kullojme (nga vera)kerpudhat ne kullese dhe i skuqim per 5 minuta, ku me pas hedhim qumeshtin me niseshtene(tresim 2 luge gjelle me niseshte ne nje gote qumesht).
E trazojme vazhdimisht ku te na behet nje mase e mpiksur dhe me pas  fusim bifteket duke i kthyher nga te dyja anet gjate skuqjes dhe i hedhim krip,piper dhe majdanoz.
I hedhim vere sa te mbulohen bifteket dhe e trazojme sa te behet nje mase kremoze.
Ne momentin qe eshte krijuar masa kremoze e heqim nga zjarri dhe e servirim.
Ju befte mire
Shenim:
Vera qe kemi marinuar kerpudhat nuk e perdorim.

Nessun commento:

Posta un commento