mercoledì 3 luglio 2013

Recete verore: sallate orizi ne pjeper

Sallata me oriz eshte nje recete e pershtatshme per stinen e veres, pasi konsumohet e ftohte.Nuk ka vetem nje recete per sallaten me oriz, as nje recete klasike, ajo eshte e pasur ne perberes dhe kombinimi i duhur i tyre e ben te jete e shijshme.
Qe sallata me oriz te realizohet si duhet, duhet te perzgjedhim cilesine e orizit, te tille qe te jete e pershtatshme pas zjerrjes, pra kokrat te mbeten mire te ndara nga njera tjetra dhe orizi te mos ngelet qull.
Receta qe po ju sjell eshte e veçante, jo vetem per shijen por dhe kenaqesi per syrin.

PERBERESIT:

  • 1 pjeper i madh
  • 250gr oriz
  • 150gr proshute krudo me feta, jo shume te holla
  • 200gr djathe koçkavall i bute
  • nje tufe me najazme te fresket
  • vaj ulliri
  • kripe e piper
PERGATITJA:
  1. Boshatisim pjeprin me qellim qe te mbetet si ne figure
  2. Nje tenxhere te madhe e mbushim me uje me kripe dhe e leme te vloje.
  3. Kur te jete gati e leme te zjeje dhe ne baze te udhezimeve per kohen qe permban konfeksioni i blerjes e leme te zjeje. Gjithsesi kini kujdes qe te mos zjeje teper.
  4. Kur orizi te jete gati, e kullojme e ftohim ne uje dhe me pas e hedhim mbi nje picete te paster qe te thahet.
  5. Presim ne copa pjeprin ose perpiqemi ti japim forma nese na ndodhen si psh yll, zemer, etj
  6. Presim ne shirita 12 gjethe najazme, kaçkavallin ne kubike, proshuten ne copa rreth 1-2cm
  7. Perzjejme gjithe perberesit me pjeprin. Orizit i hedhim vajin dhe trazojme e me pas e bashkojme dhe e perzjejme ne menyre uniforme me gjithe perberesit.
  8. Zbukurojme me gjethe najazme dhe me pas me luge mbushim gjysmat e pjeprit.
Pjata eshte gati, ju befte mire!







Nessun commento:

Posta un commento