mercoledì 30 ottobre 2013

Gjoks pule me portokall

Pula me portokall eshte  nje recete e thjeshte dhe e shpejte, e cila mund te pergatitet ne ditet kur keni me pak kohe per gatim.

Perberesit:

  • 400gr gjoks pule
  • nje portokall
  • 50gr gjalpe
  • nje gote konjak
  • kripe e piper
Pergatitja:
  1. Pastroni gjokset e pules e ndajini ne 4 pjese. Lajini e thajini me leter guzhine.
  2. Qerrojme portokallin, e presim ne rripa te holle lekuren dhe per 1 min e zhytim ne uje te vale.
  3. Me pas kullojme lekuret dhe i leme menjane.
  4. Marim 4 feta portokall. Ne nje tigan shkrijme 30gr gjalpe.
  5. Kur gjalpi fillon te shkumezoje shtojme gjokset e pules dhe i skuqim nga te dy krahet.
  6. kripim e shtojme piperin. Ne fund shuajme me pak konjak.
  7. Bashkoni gjalpin tjeter te ndare ne copeza, fetat e portokallit dhe mbuloni enen. E leme ne zjarr te ulet per pak minuta.
  8. Sistemate gjokset e pules ne nje pjate servirjeje. Lagini me lengun e zjerrjes dhe vendosni siper fetat e portokallit.
  9. Dekorojme fetat e portokallit me shiritat e lekureve dhe servirini ende te ngrohta.
Ju befte mire!




Nessun commento:

Posta un commento