venerdì 8 novembre 2013

Qofte me brokoli dhe kaçkavall

Brokoli eshte lulelakra jeshile. ne pamundesi per ta gjetur, mund te perdorni lule laker te bardhe per receten.

PERBERESIT PER 4 PERSONA:

  • 350gr brokoli
  • nje patate e madhe
  • nje qepe e kuqe
  • 70gr djathe kaçkavall i grire
  • majdanoz e kripe
PERGATITJA:
  1. Pastrojme brokolit duke iu hequr gjethet dhe pjeset me te forta te kercejve.
  2. i zjejme ne pak uje derisa te zbuten ose me mire do te ishte zjerrja ne avull. Kalojini me pas ne renden e perimeve.
  3. zjeni pataten dhe me pas qerojeni nga lekura, shtypeni dhe perzjejeni me purene e brokoleve ne nje tas te madh.
  4. qerojme dhe grijme qepen holle dhe e perzjejme me purene duke shtuar njekohesisht djathin e grire, majdanozin e kripe.
  5. Formojme me brumin e perfituar, qofte te vogla sa nje koker arre dhe i vendosim ne nje tave mbi te cilen kemi shtruar leter furre.
  6. Nese brumi rezulton shume i bute shtojme djathe te grire , nese eshte teper i forte shtojme pakez qumesht.
  7. Vendosim ne furren e nxehte ne 180° per 10' dhe i servirim te nxehta.

Nessun commento:

Posta un commento