sabato 30 novembre 2013

Supe me karkaleca dhe finok

Supë me karkaleca dhe finok

Një supë lluksoze dhe me pak kalori – ideale për momente të veçanta.

Përbërësit:

  • 500 gr karkaleca të mëdhenj
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e madhe, e grirë
  • 1 finok i madh, i grirë (i ruajmë gjethet e vogla jeshile)
  • 2 karrota të grira
  • 150 ml verë e bardhë
  • 1 lt lëng peshku (në mungesë të tij përdorim lëng perimesh ose ujë)
  • 1 lugë gjelle konjak i cilësisë së mirë
  • 400 gr domate konservë
  • ½ lugë çaji paprika
  • 150 ml krem qumështi
  • kripe sa duhet



Përgatitja:
Qërojmë kakalecat. Skuqim kokat dhe guackat në vaj ulliri për rreth 5 minuta. Shtojmë qepën, karrotat dhe finokun. Vazhdojmë të skuqim për rreth 10 minuta të tjera duke përzierë vazhdimisht. Hedhim verën dhe konjakun. E lëmë të reduktohet plotësisht vera dhe pastaj shtojmë domatet, lëngun e peshkut, kremin e qumështit, paprika dhe kripë. Gatuajmë për rreth 30 minuta. Ndërkohë copëtojmë 2/3 e karkalecave. 2 minuta para se të jetë gati supa shtojmë dhe karkalecat. Heqim nga zjarri. Nxjerrim karkalecat e pa copëtuar nga supa dhe i ruajmë të ngrohtë. Kalojmë supën në blender deri sa të bëhet plotësisht kremoze. Kthejmë karkalecat e pa copëtuar në supë, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë menjëherë të garnirur me gjethet e finokut.

Nessun commento:

Posta un commento