lunedì 2 dicembre 2013

Krap i mbushur, ne furre

Nese deshironi nje menyre pakez te ndryshme nga tradizionalet, per gatimin e peshkut, kjo eshte nje e tille:
krap i mbushur, ne furre.

Perberesit per 4 persona:

  • 1krap perreth 1kg
  • 2 kungulleshka
  • 1 qepe
  • 4 veze
  • 2limonj
  • 4luge vaj ulliri 
  • buke e grire, kripe e piper
Pergatitja e krapit:
  1. Zjejme 2 veze per tete minuta duke numeruar qe nga momenti i renies te ujit ne vale.
  2. Grijem qepen dhe e kaurdisim lehte me qellim qe te ngelet e bute dhe me ngjyre te verdhe.
  3. Shtojme kungulleshkat e grira ne kube te vegjel, kripim sa duhet, shtojme piperin dhe e mbyllim enen me kapak. Leme ne zjarr te ulet perreth 20' duke trazuar here pas here qe te mos ngjitet. Heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.
  4. Qerojme dhe grijme vezet e zjera dhe i bashkojme me 2 vezet e fresketa te cilat i kemi rrahur me pare me pirun. bashkojme te gjitha me buken e grire dhe lengun e 1/2 limoni
  5. Kripim oraten nga brenda dhe e mbushim me miksin e pergatitur. E lidhim me spango guzhine 
  6. Vendosim peshkun ne nje tave te lyer me vaj, e rregullojme siper me pak vaj dhe lengun e gjysmes tjeter te limonit.
  7. Pjekim ne furre te paranxehur ne temp. 170° per 35'. 
  8. Serviret e grohte me feta limoni.
Shenim: Receta mund te variohet me perime te stines ose perimet e preferuara, mund te zevendesohen, sipas deshires, perimet me kerpudha te cilat i skuqim me hudher ose qepe dhe me pas u bashkohen domatet e prera ne copeza si dhe vezet si me siper.
Peshku eshte gati kur lekura e tij hiqet lehtesisht.
5receta.com

5receta.com

Nessun commento:

Posta un commento