mercoledì 11 dicembre 2013

Pergatitja e brumit te ardhur pa maja

Brumi i ardhur, apo brumi baze i pergatitur pa maja, eshte nje brume i fermentuar ne te cilin zhvillohen baktere dhe fermente natyrore, te cilat bejen te mundur ardhjen e brumit njelloj sikur ai te kishte maja.
Per kete qellim na nevojitet farine e tipit Manitoba (miell amerikan) sepse eshte nje miell i pasur me gluteine dhe rezistent per perpunime te gjate dhe nje starter apo nje sheqer.
Per te pergatitur brumin e ardhur nuk eshte e lehte, duhet durim si ne fillim derisa te fitoje aciditetin e duhur ashtu edhe ne fund, pasi ky lloj brumi duhet mbajtur gjithmone aktiv nepermjet freskimeve te herepashershme, te cilat do ti shohim me poshte.

Ka nje seri menyrash per pergatitjen e ketij lloj brumi, por ne te 5receta.com perdorim kete me poshte:

Perberesit per pergatitjen:

  • miell 250gr
  • kos i skremuar 250gr
Perberesit per freskimin apo mbajtjen aktive te brumit:
  • miell manitoba sa duhet
  • uje sa duhet
Pergatitja:
  1. Ne nje ene te bollshme perzjejme miellin me kosin dhe punojme derisa te perfitojme nje brume te bute si ai per byrek.
  2. I japim brumit formen klasike rrumbullake dhe e vendosim ne nje ene qelqi duke i bere dy prerje diagonale.
  3. Mbulojme ose me nje garze ose me qese guzhine. Ne rastin e dyte, qesja do te shpohet me qellim qe brumi te bjeri ne kontakt me ajrin qe te fermentohet.
  4. E leme ne nje ambient te qete ku te mos kete korrente ajri per 48ore. Tempetratura ideale eshte 26-28°
  5. Pas 48 oresh brumi do te jete paksa me i zbardhur ne ngjyre, me i holle dhe do te kete nje ere paksa acide. Nese paraqet shenja myku ne siperfaqe, hidheni sepse eshte shenje qe nuk ka sasine e ujit te duhur dhe rifilloni punene.
  6. Marrim pjesen e brendshme te brumit baze apo brumit maja ne sasine 200gr (pjesa tjeter se bashku me cipen do te hidhet) shtojme 200gr miell dhe 100gr uje. Punojme perseri dhe e veme ne nje vazo qelqi te bollshme dhe te larte, pasi brumi shton lehtesisht peshen.
  7. Kete here e leme per 24 ore.
  8. Njelloj si me siper perzjejme 200gr nga brumi i perfituar me 200gr  miell dhe 100gr uje, e leme te vije ...perseritim veprimin per 14 dite rrjesht
  9. Ne diten e 15 brumi juaj do te jete rritur dhe do te paraqese koshere te medha
  10. Per te kontrolluar nese eshte gati e punojme dhe e  leme ne temperature ambienti per 4 ore.  Duhet te  trefishoje vellimin. Brumi do te paraqese gjithmone hojet si ato te bletes
  11. Nje here ne jave e freskojme ne kete menyre: heqim cipen ne siperfaqe, perzjejme 300gr miell me 300gr brume dhe 150 per nje peshe totale 750gr.
  12. Brumi i perfituar do te perdoret si maja. Sasia e tij ne receta do te jete 30% e perberesve totale te recetes.
Shenim: kjo eshte zgjighja ideale per te gjithe ata qe jane intolerante ndaj majase te birres. 
Me kete lloj brumi do te perfitoni receta me te shijshme si psh buke me krokante dhe me arome te paperseritshme :)





















Ne ditet ne vijim do te gjeni 10 receta me brumin meme apo pasten meme ;) Ja nje prej tyre:


Nessun commento:

Posta un commento