giovedì 2 gennaio 2014

Petanik me fasule

Petaniku me fasule eshte nje recete tradicionale e guzhines shqiptare. Petaniku me fasuleeshte jo vetem nje recete e shijshme por edhe ekonomike. Per me ekspertet eshte i lehte per tu realizuar.

Receta per petanikun:

Per nje tepsi me diameter perreth 50cm duhen:

  • 1e 1/2 gote uji fasule
  • 500gr miell
  • vaj ulliri
  • vaj luledielli sa duhet
Pergatitja:
Brumi: pergatitim brumin me sasine e miellit te dhene dhe uje sa duhet. Brumi duhet te rezultoje si ai per byrek. Ndajme ne kuleçe te vegjel pak a shume 15 cope.
Hapim petet nje e nga nje dhe nqse kemi stofe me dru i pjekim siper siper nje e nga nje pa i thare. Peta duhet te ngelet e bute dhe te paloset lehtesisht pa u keputur. Petet mund te piqebn edhe ne stofe elektrike ose me gaz, brenda furres me tepsine e furres te kthyer permbys, por eshte pakez me e veshtire.
Ne alternative mund te perdorni peten e njome ashtu si e hapni dhe ta shtroni nje nga nje ne tepsi duke sperkatur me vaj sipas shpiegimt me poshte. Eshte menyre me e thjeshte dhe eshpejte pergatitjeje dhe rezultati eshte mese i kenaqshem.

Fasulet: Per lehtesi fasulet mund ti lini ne uje nje nate me pare ose ti zjeni ne nje moment me pare kur keni kohe te lire dhe ti mbani gati ne frigorifer. Fasulet ne fund do te kriposen sa duhet dhe do i rregullojme dhe me 4-5 luge vaj ulliri. Nuk duhet te jene te nxehta gjate shtrimit te peteve.

Shtrimi i petanikut.:
Lyejme fundin e tepsise me vaj luledielli (jo ullliri pasi mund ta hidheroje peten gjate pjekjes) shtrojme peten e pare dhe e sperkatim perseri me vaj luledielli, me pas te dyten dhe duke filluar qe nga ky moment mund te perdorim vajin e ullirit i cili rezulton me pak i yndyrshem, me i lehte per tretje dhe shkon me teper ne shije me fasulet. Une i shtroj fasulet ne dy ose ne tre pete, varet nga sasia e brumit te zene. Ne kete rast ne çdo dy pete shtrojme fasule pak a shume sa te sperkatim gjithe siperfaqen e petes por jo ne menyre te ekzagjeruar. Nese peta eshte e pjekur do e sperkatim çdo te tille me lengun e fasuleve, ne rast se eshte e njome nuk ka nevoje. Vazhdojme proceduren ne te njejten menyre. Dy petet e fundit nuk do te mbulohen me fasule do te sperkaten me vaj luledielli dhe pak leng fasulesh ne varesi te lageshtise se petes (pra nese ajo eshte e pjekur apo e fresket)
Piqet ne furre te paranxehur ne temperature 200° derisa te mari faqe te kuqe si lart ashtu edhe poshte.
Ju befte mire!
5receta.com

Nessun commento:

Posta un commento