martedì 18 marzo 2014

Makarona me perime, recete e shpejte

Makarona me perime eshte nje recete e shpejte por mbi te gjitha e shijshme dhe me permbajtje te mire vitaminash. Ideale edhe per me te vegjlit.

Perberesit per4 vete:
  • 500 gr makarona
  • 2kungulleshka
  • 2 kopër
  • 2 karota
  • 2 patate
  • Salce domatesh
  • 2 konserva me peshk ton
  • Kripe e piper sa duhet   
*Mund te shtoni perimet qe deshironi 

Pergatitja e makaronave:

Pergatitja eshte shume e thjeshte dhe rezultati eshte i shijshem per te gjithe ata qe u pelqen te ushqehen ne menyre te shendetshme.
  1. Lajme kungulleshkat( i leme me gjithe lekure), qerrojme karotat dhe patatet dhe i presim ne forme rrethore.
  2. Koperin e presim zhuljen ose ne copa te medha, sipas deshires
  3. karotat i qerojme dhe i grijme holle ne rende ose me thike zhuljen
  4. Nderkohe kemi vene ne zjarr nje tenxhere, me uje,  te thelle dhe te bollshme. Hedhim sasine e duhur te kripes.
  5. Ne momentin e vlimit hedhim te gjitha perimet e lartpermendura dhe leme te zjejne per 1-2 min me pas bashkojme edhe makaronat. Veme kapakun dhe leme te vlojne duke pasur kujdes qe uji te mos derdhet.
  6. Ne nje tigan hedhim sasine e nevojshme te vajit te ullirit dhe me pas peshkun (nese duam edhe ndonje thelb hudher) duke perzier me nje pirun druri. Shtojme sasine e salces te kuqe qe deshirojme, pa ekzagjeruar, per te mos u humbur perimeve shijen delikate. Leme per pak minuta duke shtuar edhe nje garuzhde uje nga ai i makaronave qe zjejne dhe fikim zjarrin.
Kur makaronat te jene gati "al dente" kullojme ujin ne kulluesen e makaronave, i sperkatim me vaj ulliri te fresket dhe me pas i servirim ende te nxehta, duke rregulluar disi perimet me qellim qe ngjyrat e tyre te ndryshme ti japin alegri pjates. Salcen me ton mund ta veme per shoqerim anash pjates ose sipas deshires mund ta perziejme perpara servirjes  ne tenxhere...

Kjo eshte pjata qe une kam pergatitur. 
 

1 commento: