mercoledì 10 agosto 2011

çfare do te gatuaj sot?

Te gjitha ne amvisat çdo dite vrasim mendjen se çfare do te gatuajme,madje duket aq gje serioze sa ndonnjehere une pyes veten çfare do te shpik sot :)? Kjo sepse jo gjithmone kemi ne frigorifer ingredientet e nevojshem per gjerat qe kemi ne mendje.Atehere per t'u ardhur ne ndihme ne menyre sa me efikase une po ju shkruaj ketu nje menu javore(çdo jave nje te re,te pakten per nje muaj) te ciles do i vije nga pas lista e ushqimeve qe do tu duhet te blini * dhe me pas  recetat.

                                       MENUJA JAVORE

          DARKA:
LISTA E USHQIMEVE PER JAVEN E PARE:
  • FILETO DERRI (NE BAZE TE NUMRIT TE PERSONAVE NE FAMILJE)
  • 1KG MISH VICI PRERE NE COPA TE VOGLA SI PER TASQEBAP
  • MAKARONA
  • PESHK
  • MIELL,DJATHE,MAJA BUKE
  • ORIZ
  • 1LEPUR

martedì 9 agosto 2011

Sallate makaronash me patllexhane dhe domate te thata


Mqse jemi ne stinen e veres po ju propozoj nje pjate te ftohte.Sallate makaronash me patllexhane dhe domate te thata.
Doza per 4 persona:
1 thelb hudher;20 gjethe borzilok;1zarf me permbajtje te koncentruar perimesh(knor ose çfaredolloji,2 qepe te njoma;patllexhane te gjate 300gr;vaj ulliri 4 luge;1/2 spec djeges;60 gr stika pishe;domate te thata 40gr;5 luge gjize te shtypur mire e te kripur;
makarona tip rigatoni(si ato ne figure)400 gr.

Pergatitja:
Ne nje ene qelqi vendosni domatet ne uje te ngrohte qe te riperterihen per 5'.
Kur te jene gati prijini ne shirita dhe lerini menjane.Prisni patllexhanet ne rrathe me trashesi 3mm.Ne nje tigan me 4 luget e vajit kaurdisni qepet e prera holle,hudhren,dhe specin djeges.Pasi te jene tretur disi shtoni patllexhanet, koncentratin e perimeve domatet dhe 1/2 gote uje.Pasi patllexhanet te jene zbutur largojini nga zjarri dhe shtoni gjethet e borzilokut duke i copetuar me dore.Ne nje tenxhere te thelle per makaronat,pasi te kete rene uji(kripen e kemi hedhur me pare) ne vale,shtojme makaronat dhe i leme te ziejne ne baze te kohes qe kane te shkruar ne konfeksion.Nderkohe ne 1 tigan pjekim stikat e pishes.Pasi makaronat te jene zjere ,kullojini shpejt dhe shtierini perseri ne tenxhere duke lene ne te pakez uje nga ai i zjerjes.Bashkojini te gjithe perberesit dhe perziejini pak ne flake te dobet.Ne fund do te shtoni gjizen ose nese preferoni me mire djathe ose kaçkavall te grire.Koha e pergatitjes 15'.JU BEFTE MIRE!!!

Antipaste specash te ftohte

Per te pergatitur kete antipaste duhen:
1 vazo speca turshi
1 kuti peshk ton ne vaj
Salca rubra(kliko per te pare pergatitjen)
2 luge kafeje me buke te grire
gjysem thelbi hudher te grire
pak spec djeges sipas deshires

Pergatitja:
Vendosim ne pjatancen e serviries specat e prera(sipas deshires specat nuk eshte e thene te jene agrodolçe  apo turshi,mund te perdorni specat e pjekur)ne fije te gjata.
ne nje tas,thermojme tonin,shtojme hudhren,salcen rubra,buken e grire dhe i perziejme mire.
Shtojme pak spec djeges te grire holle ose majdanoz sipas deshires.Mund ta pergatitni antipasten  edhe kohe para servirjes dhe ta mbani ne frigorifer.
Koha e pergatitjes 5'

Receta salca e kuqe ose salsa rubra

Salca e kuqe nuk eshte gje tjeter veçse pasardhese e tomato kechup,e cila ne te kundert nga sa mendohet nuk e ka origjinen nga amerika,por nga Kina.Fillimisht ishte me baze peshku dhe soje dhe me pas  pesoi variacione te ndryshme deri tek ajo qe perdoret ne ditet e sotme.
Ne fund te shekullit te XVII tregetaret angleze e sollen ne evrope.Nderkohe salces i qe eleminuar soja dhe i ishte shtuar uthulla,arra moskat,karafila,por nuk ishte ende e kuqe.Domatja i takon ndryshimeve te fundit dhe salca u be tomato-ketchup.E modifikuar ne kete menyre hyri ne evrope shekullin e kaluar.Ne itali quhet me emrin latin Rubra per shkak te Duçes,Musolinit qe ne ate kohe nuk donte te perdorte fjalet e huaja(tomato ketchup)
Ne Itali kjo salce eshte tipike Piemonteze.
Perberesit:
Uthull e kuqe sa duhet
Hudher 2 thelpinj
Ca gjethe borziloku
1 karote
1 qepe
6 luge vaj ulliri
Pak spec djeges nese deshironi
8 domate te kuqe te bera mire
1 dege sedan
1 luge kafeje sheqer
Pergatitja.
Lahen domatet dhe vihen ne uje te nxehte per pak minuta me qellim qe tu heqim lehtesisht cipen.Pasi ti kemi qerruar,i presim ne kube te vegjel dhe u heqim farat.
Presim aromantizuesit e tjere ne copa dhe i kaurdisim ne nje tigan, me 4 luge vaji,ne flake te ulet.
Pastaj shtojme domatet,uthullen,sheqerin dhe kripen.
Lihet perzierja ne zjarr derisa te formohet nje salce homogjene e trashe dhe pastaj grihet ne frulator ose kalohet ne filtrin e perimeve.Ne fund shtohen 2 luge te tjera vaj ulliri,pakez kripe dhe lihet pak te pushoje perpara se te serviret.
Me pas do te shohim ku mund ta perdorim kete salce dhe me çfare mund ta servirim.

Receta krem kosi me fruta

Sekreti per kete recete eshte te perdorni nje kos sa me te mire dhe kremoz.Kjo eshte nje recete e lehte dhe e deshurueshme ne çdo stine.Frutat qe mund te perdorni variojne sipas deshires,gustove dhe mundesive.Une po ju jap receten time.
150 gr kos i bardhe
1banane
5 lileshtrydhe te medha
kanelle sa duhet
2-3 gjethe menteje
Copeza çokollate
Pergatitja eshte teper e thjeshte:
Grini frutat ne frulator per pak sekonda,shtoni kosin gjethet e mentes kanellen dhe perzieni perseri te gjitha.
Ne fund gjate servirjes mund te shtoni copezat e çokollates.Nese deshironi me teper embelsi mund te perdorni mjaltin.

lunedì 8 agosto 2011

Receta granite coca cola

Meqenese e fillova me granitat si "shuajtese vape" :) po vijoj me nje recete fare te thjeshte,pra si te bejme nje granite coca cola.
1/4 liter coca cola
40 gr sheqer
lengu i 1/4 limoni
Perziejme te gjitha ne nje ene metalike  dhe i veme ne ngrirje
Ka disa menyra me pas per copettimin e akullit
1-duke perzier vazhdimisht gjate procesit te ngrirjes
2-duke e lene te ngrije complet ne kube dhe me pas te grihen ne frulator
3-duke eperdorur nje thike me dhembe per te krojtur siperfaqen e akullit
e rendesishme eshte per graniten qe copezat e akullit te rezultojne te vogla e te imeta

Receta granite shalqini

Meqenese jemi ne periudhen e gushtit dhe ben vape,ja nje recete per t'iu freskuar dhe hidratuar.
Perberesit:
500 gram shalqin pa fara
200 gram sheqer
1 e bardhe veze
220 ml uje
1 luge e madhe uje
3 tasa per pergatitjen
8 gota per servirjen

Pergatitja:
Marim shalqinin dhe e frulojme te gjithin me frulator,me pas e vendosim ne njerin nga 3 tasat.
Ne nje tenxhere vendosim te zieje gjithe sasine e ujit dhe 3/4 e sasise se sheqerit.
Lereni te zieje per 8-10 min,derisa te formohet nje shurup i trashe dhe me pas lereni te ftohet.
Ne tasin tjeter pak me te madh do te bashkojme shalqinin e fruluar dhe shurupin e tenxheres te ftohur
duke perzier mire.
Ne tasin e trete do te hedhim sasine e mbetur te sheqerit dhe lugen e ujit duke e perzier ne menyre qe sheqeri te tretet dhe e veme ne zjarr te dendesohet.
Rrahim nderkohe te bardhen e vezes derisa te shtoje vellimin e te mpikset mire dhe me pas e perziejme me shurupin e dyte ende te ngrohte.
Bashkoni te gjitha ne tasin e dyte dhe vendosni perzierjen ne ngrirje per 8 ore duke e perzier çdo nje ore.
Ja rezultati.




Pershendetje dhe mireseardhet ne kete blog!

Pershendetje.Miresevini ne blogun  tim dedikuar  pasionit tim me te madh, gatimit.
Ne kete blog do te gjeni recetat me te shpejta dhe te thjeshta si per pjate te pare,te dyte,ashtu edhe per antipasta dhe embelsira.Do te vleresoja shume çdo koment tuajin apo sugjerim.Nderkohe po ju ofroj te gjitheve ju qe kaloni nje kafe virtuale.